“Kur ishim më të vegjël ...”, Patozi publikon foton e rrallë me Olldashin - Arbëria News

“Kur ishim më të vegjël …”, Patozi publikon foton e rrallë me Olldashin

Si sot 4 vite më parë u nda nga jeta deputeti i Partisë Demokratike dhe Ministër i Punëve Publike dhe Transportit në qeverinë shqiptare nga viti 2009 deri në vitin 2013, Sokol Olldashi.

Në këtë ditë të dhimbshme për njerzit qe e deshën, ish deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi, e ka kujtuar sot mikun e tij përmes një fotoje të shprepur në redaksinë e gazetës “Albania” rreth 20 vite më parë.
Postmi i plotë:
KUR ISHIM MË TË VEGJËL
Është shkrepur rreth 20 vjet më parë, në redaksinë e gazetës “Albania”.
Atëherë, “kur ishim më të vegjël, sepse të rinj jemi prapë”.
Ka qenë kjo një shprehje, që e përdornim shpesh me shaka për të kujtuar të shkuarën dhe injoruar rrjedhjen e viteve.
Nuk e mbaja mend fare që ekzistonte, pasi asnjëri prej nesh nuk ka qenë i dhënë pas fotove.Merita për “zbulimin” e saj i takon Irta Patozit, e cila e kishte gjetur rastësisht në turrën e fotografive të vjetra.
Por meqë është kopje e vetme, sot ia dorëzova kokëulur Kozetës.Sepse asaj i takon që ta ketë, si e vetmja bankë e sigurt për të gjitha “pasuritë”, që trashëguam prej Sokol Olldashit.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 4 =