Kush kërkon të nxehë Metën? - Arbëria News

Kush kërkon të nxehë Metën?

Nga: Sokol BALA

Ilir Metën e ndjek gjithmonë mallkimi i numrit 17. !7-ta është një numër ters për italianët. Ata as nuk fluturojnë nëse karrikja ka këtë numër. Deri diku faktet u japin të drejtë. Për shembull avioni fatkeq i Malaysian Arlines, viagra kishte numrin MH)17, information pills ndërsa fatkeqi tjetër që u rrëzua në Ukrainë, u rrëzua në 17 korrik. Bestytnitë me numrat janë të shumta, më i famshmi ai 13, por ka tjera që lidhen me numrin 21, 23 dhe të tjerë. Po për Ilir Metën është numri 17.

17 muaj kryeministër, në gusht 2001, pasi kishte fituar edhe zgjedhjet, Nano nisi t’ja nxinte jetën në KPD-në e famshme. Pas një fitoreje të përkohshme, u detyrua të largohej katër muaj më vonë. Edhe rikthimi në qershor 2002 si zëvendëskryeministër, e pati jetëgjatësinë 17 muaj. Në nëntor 2003 ai jep dorëheqjen, për të nisur zyrtarisht procesin e largimit nga PS.

!7 muaj pasi shpalli aleancën me Berishën, Dritan Prifti, i solli dorëheqjen nga zëvendëskryeministër për herë të dytë.

Si për një ogur të keq, në zgjedhjet e 23 qershorit, vetëm për pak dhjetëra vota, nuk mori dot mandatin e 18-të, atë në Kukës. Ndoshta prandaj nxitoi menjëherë të merrte dy deputetë të luhatur të opozitës, e cila pa mjellin hua që mori për deputet nga partitë e tjera, mbeti edhe ajo nën mallkimin e numrit 44 të deputetëve të natyrshëm. ose fiks numrin që zgjodhi për listën elektorale. Edhe Partia Socialiste nuk i shpëtoi dot mallkimit për të dytën herë në zgjedhje, të 66 deputetëve, por ky është një muhabet tjetër.

E ja: fiks 17 muaj pasi mori postin e kryetarit të Kuvendit, në kulm të rikuperimit të tij publik dhe ndërkombëtar, i forti i politikës shqiptare, mori një tjetër goditje. nga një tjetër ish mik i afërt i tij. Ashtu si edhe herët e tjera. Këtu s po merem fare me background-in e historive, që nuk janë as unikale dhe as të përveçme për Ilirin. Të gjithë politikanët tanë kanë skeletë në sirtarë dhe askush nuk mund të shfajësohet. Ndryshimi midis tyre dhe Metës ama, është mënyra si përballet ai, ndryshe nga politikanët e tjerë, me mënxyrat personale politike.

Për shembull Berisha u tremb në 1997 dhe e çoi familjen në Itali. Të tjerë edhe më keq, ministra si Zhulali rafmet pastë, ikën vetë, së bashku me familjet. Fatos Nano në 1998, çau ferrën për Maqedoni, ndërsa i digjej zyra në Tiranë. Po të ditë, Edi Rama, ministër kulture, hidhte jashtë makinës Paskal Milon, nga frika e turmave që mund ta kapnin te oborri i Kryeministrisë. Sali Berisha i Dytë, bëri edhe më keq: si një frikacak tipik, vrau katër vetë pas shpine, në 21 janar, si duket i ndikuar nga tradita personale. Pak vite më herët, nga frika e ndjekjes penale, Nano bëri pazar që në 2005 pushtetin më mirë ta merrte PD, sesa e majta. Nga frika se mos Iliri i hante kokën Rama tentoi t’ja hajë kokën atij duke e lënë jashtë koalicionit. Dhe shembuj të tillë ka pa fund, deri te Kaçi, i cili nga frika se mos e rrihnin fresshistët, u bë me Saliun në shëmbim të dy rojeve të gardës.

Ndryshe nga të gjithë Ilir Meta, nuk ka frikë, kur është në krizë. Nuk pati frikë në 1993, kur i hoqën për herë mandatin e deputetit për ngjarjet në Skrapar. Nuk pati frikë as në 1996 t’i dilte kundër Nanos, së fortë edhe nga burgu. Meta Nuk pati frikë të dilte vetëm në zgjedhje, në 2005, edhe në 2009, duke sfiduar sistemin e ri, të bërë nga Kaçi posaçërisht për të zhdukur LSI. Ai nuk pati frikë në janar 2011, kur quajti protestuesit kokëpalarë, dhe me siguri shumë prej tyre e votuan katër muaj më vonë, por dhe në 2013, kur nuk pati frikë ti ikte Berishës dhe t’i besonte sërish të pabesit Edi Rama.

Ilir Meta nuk ka frikë në politikë kur është në krizë. Përkundrazi, të gjithë duhet t’i ruhen krizave të Metës, prej te vilave ai ka dalë gjithnjë e më i fortë. Në fakt Ilir Meta është i vetmi që nuk pati frikë të arrestonte Sali Berishën si të ishte Durim Bami në vitin 2000 dhe ta mbante në qeli, me supën dhe batanijet që ia sillte Lili.

Por veç këtij rasti, në të gjithë të tjerat, Ilir Meta nuk e ka pasur Saliun përballë, por përkrah. Kriza e fundit e Metës, ka përballë pikërisht Sali Berishën. Dhe zhvillimet e të enjtes në Kuvend, treguan qartë se qëllimi i Saliut, është të nxehë dhe radikalizojë Metën. t’i heqi nga fjalori i tij politik shprehjen lapidare “me qetësi” dhe ta bëjë të nxehet, të shajë, e në mos të ngrihet mbi tavolinën e Kuvendit, së paku të sulmojë PD me sulme verbale.

Dhe këtu natyrshëm shtrohet pyetja: Përse? Përse Saliu kërkon të radikalizojë Metën? Ky veprim do ta hidhte përfundimisht Ilirin në gjirin e së majtës, ndaj dhe jo më kot drejtues të LSI dolën në mes të krizës Doshi dhe folën për federatën bashkuese të PS me LSI. Po përse Saliu do ta bënte këtë, që do të ishte një vetë vrasje e sigurt për PD në zgjedhjet e afërta lokale? Në fakt përgjigja është shumë e thjeshtë. Ka qënë gjithmonë e thjeshtë. Saliu nuk rri dot pa pushtet. Për shembull në 1997 mund të kishte ikur dhe të na kishte lënë rehat e Dh ndoshta PD nuk do regjistronte atë disfatë të pritshme. Në vitin 2013 edhe mund ti jepte PD një shans, nëse tërhiqej, e të linte qoftë Lulin të garonte për Kryeministër. Megjithëse ishte i bindur se do t’i humbiste zgjedhjet. Mund ta kishte lënë Lulin rehat tani pasi iku dhe të rrinte me nipat dhe supermbesat e të tregonte përralla me Presidentin Bush dhe Papën. Por jo. Saliu nuk rri dot pa pushtet. Nuk i mjafton që e ka bërë Lulin lolo dhe e nxjerrë me zorr ne konferenca për shtyp. Tani, i pakënsaqur me të, po e shtyn drejt një rikandidimi në Tiranë, ku edhe pa ashpërsimin e situatës dhe radikalizimin e Metës, humbja do të ishte e sigurt. Dhe ndaj atij i duhet radikalizimi i Metës. Që ti shkëpusë Lulit çdo mundësi loje apo qoftë edhe kompromisi të përfolur se “ një ndërmjetësi e fortë ndërkombëtare” mund t’i sigurojë atij një fitore në Tiranë, si një kështjellë ku ai të futet e të mbrohet nga revanshi i një Berishe të pakënaqur me të. Dhe cili do të ishte aleat kryesor i Lulit, dhe garant i kësaj shkuesie? Ilir Meta. Ndaj Saliu e do Metën të nxehur, se e do Lulin të tredhur, që me kokën poshtë të dalë e të kërkojë dorëheqjen e Metës. Saliu nuk do Lulin. As PD. Shqipërinë jo e jo. Ai do kështjellën e tij ku të mbrohet e ngrefoset, pa ju rruajtur shumë nëse i fiton apo jo sfidat elektorale. Dhe këtë kështjellë s’mund tja lërë askujt. Ilir Metës i qëllon vërtet ters çdo 17 muaj. por duhet të ngushëllohet.

Pjesa tjetër e jona, e kemi ters çdo ditë, që Saliu çohet i lumtur në mengjes dhe pin lëng portokalli dhe han mish të pjekur  gatuar nga Lili.

 

You May Also Like

One thought on “Kush kërkon të nxehë Metën?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − five =