Kushtet e Zaevit për takimin e Vjenës - Arbëria News

Kushtet e Zaevit për takimin e Vjenës

Kryetari i LSDM, search Zoran Zaev, salve ka refuzuar që të ulet në tryezën e bisedimeve në Vjenë, i thirrur për krizën politike të Maqedonisë, nëse Ivanov nuk tërheq vendimin për faljen e politikanëve dhe nëse nuk shtyhet data e zgjedhjeve të parashikuara me 5 Qershor.

“E respektojmë iniciativën e euro-deputetëve dhe komisionerit Hahn për organizimin e takimit të liderëve nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës në Vjenë. Por , që LSDM – ja të marrë pjesë në takimin në Vjenë fillimisht duhet të plotësohen dy paraprakisht dy kushte, e para që Ivanov të tërheqë të gjitha vendimet e turpshme për falje që miratoi me porosi të Gruevskit në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën dhe e dyta, të mblidhet kuvendi me qëllim tërheqjen e vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve me 5 Qershor për shkak të mosplotësimit të kushteve kyçe, për zgjedhje të rregullta, të lira dhe demokratike”, deklaroi Zoran Zaev.

I menjëhershëm ishte reagimi i VMRO – DPMNE – së, të cilët thanë se LSDM – ja vetëm vazhdon të gjejë alibi për të mbajtur të gjallë krizën. Sipas tyre, Kryetari i Parlamentit Veljanovki tashmë ka treguar se nuk ka mundësi kushtetuese për thirrje të seancës së kuvendit, kurse Presidenti Ivanov  pak ditë më parë ka deklaruar se nuk e ndryshon vendimin për faljen e politikanëve nën hetim, raportojnë mediat maqedonase.

Në takimin që pritet të zhvillohet ditën e premte në Vjenë pjesëmarrjen deri më tani e konfirmuar zyrtarisht vetëm partia VMRO – DPMNE./INA

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − ten =