ME KUSHTETUTË APO ME FERMAN ? - Arbëria News

ME KUSHTETUTË APO ME FERMAN ?

“SA MË KTHJELLËT TA SHOHIM HISTORINË E KALUAR, cheap AQ MË MIRË DO TA PROJEKTOJMË TË ARDHMEN”.
Winston Churchill

Nuk po jetojmë në pranverën e vitit 1457-të, more about kur Sulltanati pushtues vendosi çadrat përpara Pushtetit të pavarur të shqiptarëve dhe iu dërgoi Fermanin të dorëzoheshin, pa u ndeshur me pallë në fushë e betejës së Ujëbardhës (Albulenës) në 2 shtator.

Por, po jetojmë në pranverën e 2017-tës, ku opozita “De Jure” e ngujuar në çadër dhe opozita “De facto” e sistemuar në pallatet e drejtësisë politike e të drejtësisë “shëndetsore” dërgon andej këtej fermane, për dorëzimin e pushtetit të maxhorancës, pa u ndeshur me votë në fushën e betejës së 18-të qershorit.

Nuk na shqetëson sot fakti, se kush Bej në pranverën e vitit 1457-të, për shkaqe ambicioze e dërgoi Fermanin e Sulltanatit, nga çadra tek Pushteti i shqiptarëve.

Isa Bej Evernozi apo Hamza Kastrioti* ?

Sepse të gjithë e dimë dhe po të mos e dimë e mësojmë në libra, se Isa Bej Evernozit dhe Hamza Kastriotit, në 2 shtator të 1457-tës Ujëbardha iu kthye në Ujëzezë.

Por na shqetëson fakti, se në pranverën e 2017-tës, në Shqipërinë anëtare të Nato-s dhe kandidate për në BE, Opozita në çadër dhe jashtë saj i dërgon fermane Qeverisë së shqiptarëve, ta dorëzoj pushtetin në rrugë jo kushtetuese.

Duke parë sa më kthjellët historinë e kaluar dhe që Shqipëria nga “Ujëbardhë” të mos kthehet në “Ujëzezë”, duhet zbatuar Kushtetuta e popullit dhe jo Fermani i çadrës.

Dhe nga Qeveria e “Mosbesimit” tek Qeveria e “Besimit” sipas Kushtetutes, shkohet me dy rrugë :

1. Vota popullore e shqiptarëve në 18-të qershor (neni 1 dhe 65/6).
2. Mocionin e mosbesimit me votë në Kuvend (neni 115/13).

*Hamza Kastrioti u zu i gjallë në Ujëbardhë dhe u internua në Napoli me akuzën për tradhti. Ai u lirua më vonë dhe së bashku me familjen e tij shkoi në perandorinë osmane, ku vdiq në fillim të vitit 1460 si lypës.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 5 =