Ky shtet lë pas gjithë vendet e botës dhe renditet e para/Ja përse - Arbëria News

Ky shtet lë pas gjithë vendet e botës dhe renditet e para/Ja përse

Nëse po mendoni të zhvendosi nga Shqipëria për një jetesë më të mirë jashtë saj, merreni parasysh studimin e Business Insider, website-i i të rejave financiare për të gjithë botën.  Për të lëvizuar diku me familjen,  gjëja më e rëndësishme është cilësia e jetës, që ofron ai shtet. Kjo është lista me 10 vendet më cilësi më të mirë nga Business Insider.

10. Gjermania – Ky është një ndër shtetet që ofron arsim të cilësisë shumë të lartë dhe mbi të gjitha me kosto jo shumë të larta, por emigrantët preferojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat ndërkombëtare, në vend të atyre kombëtare, siç është për shembull, Deutsche Schule, ku vetëm 7% e prindërve emigrantë të anketuar kanë zgjedhur t’i dërgojnë fëmijët e tyre në këtë shkollë.

9. Belgjika – Ky vend është renditur disa pozicione më sipër në krahasim me renditjen e 2014, kryesisht për shkak të përmirësimeve në cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe arsimit të fëmijëve.

8. Tajvani – Ky shtet aziatik mori shumë pikë në nënindeksin e sigurisë së fëmijëve, si edhe në nënkategorinë e qasjes miqësore nga familjeve me fëmijë.

7. Australia – Është një prej shteteve më të mira në botë në lidhje me aktivitetet që zhvillojnë fëmijët gjatë kohës së tyre të lirë.

6. Norvegjia – Ky shtet kaloi nga vendi i 17-të në vend të 6-të si pasojë e përmirësimit të shërbimit të kujdesit shëndetësor të fëmijëve të emigrantëve.

5. Suedia – Ndryshe nga shtetet e tjera, Suedia ra nga pozicioni në vend të 3 që shënoi vitin e kaluar në vend të pestë gjatë këtij viti, si pasojë e rënies së cilësisë së arsimit. Një gjë e tillë lidhet edhe me krizën e vazhdueshme me të cilën po përballet sistemi shkollor i Suedisë gjatë viteve të fundit, thuhej më tej në raport.

4. Austria – Ky shtet ra nga pozicioni tij në vend të parë gjatë vitit të kaluar, në vend të 4 gjatë këtij viti, për shkak të një rënie të shënuar në nënindeksin e mirëqenies ës familjeve dhe cilësisë së arsimit. Përveç kësaj, Austria renditet në fund të listës në lidhje me qasjen miqësore ndaj familjeve me fëmijë (e 43 nga 45 shtete).

3. Izraeli – Ky shtet kaloi nga vendi i katërt në të tretin gjatë këtij viti, pasi 81% e prindërve emigrantë të anketuar janë të kënaqur me shërbimet e ofruara nga kujdesi shëndetësor për fëmijët e tyre.

2. Republika Çeke – Republika Çeke ka kaluar nga vendi i 14 vitin e kaluar në vend të 2-të gjatë këtij viti, duke qenë se 74% e emigrantëve të anketuar ranë dakord se arsimi këtu ishte lehtësisht i përballueshëm.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + 3 =