Laboratori i drogës në Durrës, zbardhen përgjimet e të arrestuarve - Arbëria News

Laboratori i drogës në Durrës, zbardhen përgjimet e të arrestuarve

droga0

 

Zbardhen vëzhgimet ambientale që “kryqëzuan” shtatë personat e arrestuar nga operacioni policor “Koordinata”, viagra mes të cilëve dy biznesmenë. Ata dyshohet të jenë përfshirë në një rrjet të grumbullimit të kanabisit në sasi të mëdha, treatment me qëllim trafikimin jashtë vendit.

Nga finalizimi i tij mbrëmjen e së premtes u sekuestrua një total prej gati 670 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, treat të fshehura në një banesë në afërsi të Porto Romanos në Durrës.

Gjykata për Krimet e Rënda pranoi dje kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për të dyshuarit Bejto Kotaj, Ajet S., Pajtim Braçaj, Festim Xhelilaj, Hyqmet Pashollari, Qerim Xeka dhe Lutfi Xeka.

Në shtatë seanca të njëpasnjëshme, të zhvilluara me dyer të mbyllura, gjyqtarja Flora Hajredinaj vendosi izolimin në qeli të tyre për akuzën e “prodhim dhe shitje të narkotikëve” në formën e grupit të strukturuar kriminal. U bë e ditur se vetë të dyshuarit nuk kanë shfaqur pretendime para gjykatës, duke u mjaftuar me kërkesat e avokatëve për një masë më të butë dënimi.

Ndër të tjera prova, prokuroria ka paraqitur disa raporte vëzhgimesh ambientale, ku faktoheshin takime të të dyshuarve me njëri-tjetrin, si dhe lëvizje në automjete të përbashkëta jashtë Tiranës. Sipas prokurorisë, Qerim Xeka mblidhte lëndë narkotike në fshatrat e Krujës, ndërsa Bejto Kotaj në zonën e Shkodrës.-shkruan gazeta “Panorama”.

Më pas, përmes ndihmës së të dyshuarit Ajet S., i cili dyshohet se siguronte drogë edhe nga Jugu, lënda transportohej drejt një vile në Durrës nga Pajtim Braçaj dhe Festim (Naim) Xhelilaj. Sipas Prokurorisë, janë faktuar të paktën 4 ose 5 raste, ku një automjet që përdorej për transportin e drogës të ketë dërguar lëndë narkotike në këtë banesë.

118

214

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 + 15 =