Lajm i mirë për emigrantët në Itali, pension sipas kontributeve - Arbëria News

Lajm i mirë për emigrantët në Itali, pension sipas kontributeve

Shqiptarët që kanë jetuar dhe punuar në Itali kanë mundësinë të fitojnë pensione sipas kohës që kanë paguar edhe kontributet. Drejtuesja e zyrës së hapur nga shteti italian në Shqiperi thotë se e drejta vjen nga ligji italian i pensioneve.

“Sistemi kontributiv fillon që nga data 1 janar 1996, ndërsa sistemi retributiv përfshin pensionistët që kanë filluar punë në vitet ‘90-‘91, kur ka qenë fluksi i emigrantëve të parë” – deklaron Beskida Aliaj, drejtuese e Patronato INAS CISL Albania.

“Kushti i parë është mosha 66 vjeç e 7 muaj dhe kushti i dytë është minimumi 5 vite kontribute” – sqaron Aliaj.

Aliaj thotë se për të aplikuar në IMS, ndryshe Instituti i Sigurimeve Shoqërore Italiane, që është ekuivalent me Institutin Shqiptar të Sigurimeve, kandidatët për pension italian duhet të ndjekin këtë rrugë institucionale.

“Duhet që këta persona të çregjistrohen nga komuna ku kanë jetuar më parë, mbledhja e të ardhurave të familjes, një kod fiskal dhe një kartë identiteti” – nënvizon Aliaj.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − six =