Legalistët zgjedhin kryetarin e ri të partisë, ja cili është ai... - Arbëria News

Legalistët zgjedhin kryetarin e ri të partisë, ja cili është ai…

Partia Lëvizja e Legalitetit ka zgjedhur kryetarin e ri të saj. Votimi është bërë një ditë më parë në Kuvendin i zakonshëm të kësaj partie. Në takim kanë marrë pjesë  me të drejtë vote 174 delegatë, nga vendi dhe diaspora.

Kuvendi analizoi aktivitetin e PLL në periudhën ndërmjet dy kuvendeve si dhe zgjodhi kryetarin e partisë. Për herë të parë në historinë e partisë tonë në punimet e Kuvendit të XIX mori pjesë edhe LT Princ Leka II.

Për Kryetarin e ri të PLL garuan z. Beniamin Bakalli dhe z. Shpëtim Axhani. Pas procesit të votimit të fshehtë secili kandidat mori vota si më poshtë:

Beniamin Bakalli, 49 vota.

Shpëtim Axhani, 107 vota.

3 vota ishin të pavlefshme dhe 15 delegatë me të drejtë vote nuk morën pjesë në votim.

Mbi bazën e këtij rezultati dhe Statutit të PLL, Kuvendi i XIX  shpalli si Kryetar të PLL për 4 vitet e ardhshme Shpëtim Axhani.

Axhani, 49 vjeç, është anëtar dhe kontributor në PLL prej më shumë se 20 vitesh. Ai mban gradën Doktor i shkencave.

Punimet e Kuvendit të XIX të PLL u zhvilluan të qeta. Diskutimet ishin konstruktive dhe vëllazërore.

U pa qartë se Sulejman Gjana  ka vendosur standarde të reja në parti dhe organizimin e Kuvendit, i cili ishte mjaft dinjitoz. Për këto arsye Gjana  mori vlerësime dhe urime të shumta nga delegatët në Kuvend.

© SYRI.net

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three + seven =