Legalizimet/ Gjobat dhe afatet e ndryshuara për pagesën e truallit - Arbëria News

Legalizimet/ Gjobat dhe afatet e ndryshuara për pagesën e truallit

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”86704″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Shkurtohen afatet për pagesën e parcelës ndërtimore për ndërtimet pa leje. Nga 45 ditë që ishte deri tani, search me hyrjen në fuqi sot të vendimit nr. 182, and datë 9.3.2016, pagesa duhet të kryhet brenda 30 ditëve nga momenti që personi i cili ka ndërtuar pa leje merr dijeni për miratimin e saj.

Në rast se personi që ka ndërtuar pa leje, nuk kryen pagesën brenda 30 ditëve, nuk pajiset me hipotekë për truallin mbi të cilin ka ndërtuar. Një tjetër ndryshim është edhe masa e penaliteteve për vonesat e pagesave.

Në lajmin e saj, Gazeta Shqiptare, thekson se përqindja e penalitetit në bazë të funksionit të ndërtimit varion, nga 2% për banesat, deri në 20% për ndërtimet me funksion biznesin, dhe llogaritet mbi koston mesatare të ndërtimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa për ndërtimet në zona ku nuk ka vlera të miratuara të kostos mesatare, përllogaritja të kryhet në bazë të mesatares aritmetike të kostove të zonave kufitare./H.M/ Dita/[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × two =