Lejet e ndërtimit, ja si aplikohet online

Nëse do t’ju duhet që të aplikoni për leje ndërtimi atëherë do t’ju duhet të keni në dispozicion disa dokumente, por mbi të gjitha duhet të realizoni të gjithë procedurën elektronikisht.

Ministria e Zhvillimit Urban, shpjegon mnë mënyrë kronologjike se cilat janë procedurat që duhet të ndiqni dhe si tëpajiseni me leje ndërtimi (“E-Leja”) te e-Albania. ‘ Monitor” sjell në mënyrë të përmbledhur të gjithë procesin.

Hapi 1

Si të veproni për aplikimin online

Ju duhet të regjistroheni në portalin e-Albania sipas udhëzimeve të dhëna në këtë portal për kryerjen e regjistrimit. Pas regjistrimit duhet të hyni me kredencialet tuaja në shërbimin e-lejet e ndërtimit (linku: https://e-albania.al/sherbimi.aspx?kodi=6093) dhe të klikoni butonin “Aplikim i ri”. Në vijim, duhet të plotësoni me informacion fushat përkatëse dhe të ngarkoni në fund të aplikimit dokumentacionin e kërkuar. Në rast se nuk keni në dispozicion gjithë informacionin apo dokumentacionin e kërkuar, Ju mund ta ruani aplikimin dhe të vijoni me plotësimin dhe dërgimin e aplikimit në një moment të dytë, sapo të jeni gati.

Hapi 2

Sistemi ju kërkon të ngarkoni kopjen e dokumentit të pronësisë, të cilën nuk e keni

Kopja e dokumentit të pronësisë është e detyrueshme për t’u ngarkuar në sistem në mënyrë që të vijoni me aplikimin. Nuk kërkohet që certifikata e pronësisë të jetë e azhornuar, pasi në çdo rast Bashkia do të marrë konfirmimin e statusit të pronës nga zyra përgjegjëse e pasurive të paluajtshme.

Në rast se nuk e keni certifikatën e pasurisë në momentin e aplikimit, mund të ruani aplikimin dhe të riktheheni përsëri për ta plotësuar kur të keni të gjithë dokumentacionin në dispozicion.

Hapi 3

Dokumentacioni i kërkuar për leje ndërtimi për banesë 2 kate, ose për shtesë kati

I gjithë dokumentacioni i nevojshëm për aplikimet për leje mund të konsultohet nga qytetarët në sistemin online e-leje në portalin e-Albania (https://ealbania.al/sherbimi.aspx?kodi=6093).

Hapi4

Mandat pagesa që ju kërkohet për t’u ngarkuar tek dokumentacioni plotësues

Nëse bashkia përgjegjëse aplikon tarifa për shqyrtimin e aplikimit tuaj, vetë bashkia do t’ju njoftojë përmes sistemit lidhur me vlerën e tarifës dhe llogarinë bankare ku ju do të kryeni pagesën. Nga momenti i njoftimit, ju duhet ta ngarkoni në sistem vërtetimin e pagesës brenda afatit kohor prej 15 ditësh. Në rast se ju nuk e dërgoni dokumentin e mandat pagesës brenda afatit ligjor të specifikuar, atëherë aplikimi juaj do të refuzohet dhe ju do të mund të aplikoni përsëri nga e para.

Hapi 5

Taksat dhe tarifat që duhet të paguani

Nëpërmjet sistemit online, bashkia do t’ju informojë nëse duhet të paguani tarifa/taksa për marrjen e lejes si dhe vlerën e tyre. Në rast se Ju duhet një informacion paraprak, para fillimi të aplikimit për leje, atëherë mund t’i drejtoheni bashkisë përkatëse apo zyrave të projektimit që ofrojnë shërbime konsulence në fushën e ndërtimit.

Hapi 6

Aplikimi për verifikim GIS Kadastër në bashkinë Tiranë?

Jo, nuk duhet të aplikoni. Ky verifikim do të bëhet nga vetë bashkia përmes sistemit online. I vetmi dokumentacion që ju do të dorëzoni për aplikimet për leje ndodhet në sistemin online.

Hapi 7

Pajisja me nënshkrimin elektronik

Në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, si vijon, janë sqaruar hapat që duhet të kryejnë përdoruesit dhe specifikat teknike të pasjisjes usbToken që duhet të blejnë përdoruesit për t’u pajisur me nënshkrimin elektronik.http://akshi.gov.al/pki/nenshkrimi-elektronik

Hapi 8

Formati i projektit tëndërtimit

Projektet e ndërtimit duhet të nënshkruhen elektronikisht nga projektuesit përkatës të pajisur me licensë profesionale. Në rast firme projektimi, projekti duhet të nënshkruhet elektronikisht edhe nga përfaqësuesi ligjor i firmës përkatëse.

Projektet e ndërtimit ngarkohen në sistem në formatin .PDF të nënshkruar elektronikisht si më sipër. Projekti arkitektonik ngarkohet në format .PDF dhe në format .DËF, që lejon matjen e dimensioneve dhe sipërfaqeve të vizatimeve nga ana e bashkisë.

Hapi 9

Kapaciteti maksimal i dokumenteve që ngarkohen në sistemin e-lejet e ndërtimit

Çdo dokument që ngarkohet në sistemin e lejeve të ndërtimit duhet të ketë kapacitet maksimal deri 20 megabyte, në mënyrë që të ngarkohet në sistem. Nëse ky kapacitet tejkalohet nga dokumenti, atëherë duhet domosdoshmërish që dokumenti të ndahet në disa dokumente me kapacitet deri në 20 mb dhe të ngarkohen një nga një në sistem., pra nëse dokuemnti Projekti.pdf ka kapacitet 35 mb, duhet të ndahet në dy dokuemnta: Projekti pjesa I.pdf  (me kapacitet 19 mb) dhe Projekti_PjesaII.pdf  (me kapacitet 16 mb) dhe të ngarkohen njëri pas tjetrit në sistem.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × four =