Lenovo prezanton katër kompjuter portativ Yoga - Arbëria News

Lenovo prezanton katër kompjuter portativ Yoga

Lenova në tregun e pajisjeve teknologjike duket se këtë herë ka menduar që të vijë me një kompjuter të ri. Mësohet seLenovo do të sjellë katër pajisje të reja Yoga, more about si: Lenovo Yoga710 11 inç, drugs Yoga 710 14 inç,Yoga 510 14 inç dhe Yoga 510 15 inç).

Pajisjet e reja sjellin një numër të madh përmirësimesh krahasuar me paraardhësit e tyre në linjënYoga, të quajtur Yoga 700 dhe 500 (ose Flex 3 në SHBA).

Varianti 11-inç i Yoga 710 peshon 1,07 kg, ka jetëgjatësi të baterisë deri në 8 orë (e përmirësuar me 14% nga versioni i kaluar, pohon Lenovo) dhe një procesor Core m5 si opsion.

Modeli 14-inch ka të njëjtën jetëgjatësi të baterisë, një procesor më të fuqishëm Intel Corei7, një SSD me deri në 256GB hapësirë dhe grafika Nvidia GeForce opsional.

Kompjuterët portativë 14-inç dhe 15-inç Yoga 510 peshojnë 1,75 kg dhe 2,08 kg, dhe vinë me procesor Intel Core i7 me grafik AMD Radeon opsional.

Modelet Yoga 710 do të jenë të vlefshëm botërisht në Maj 2016, me çmimet 799euro modeli 11-inç dhe 899 euro modeli 14-inç. Kompjuterët portativ Yoga 510 14-inç dhe 15-inç do të vijnë një muaj më parë me çmimet respektivisht 479 euro dhe 699 euro. Dhe së fundmi, IdeaPad MIIX 310 do të vijë në Qershor 2016, duke filluar nga 269 euro.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 4 =