Liderat e Kosovës në takim urgjent me ambasadorët - Arbëria News

Liderat e Kosovës në takim urgjent me ambasadorët

unnamed-5-780x439-680x365_c

Liderët e subjekteve politike të pozitës dhe opozitës kanë zhvilluar një takim urgjent me ambasadorët e vendeve të ndryshme që veprojnë në Kosovë, for sale ku kanë diskutuar për demarkacionin me Malin e Zi, megjithatë, as ky takim nuk ka ndikuar për koordinimin e qëndrimeve në mes pozitës dhe opozitës.

Në këtë takim të pranishëm kanë qenë kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa dhe Xhavit Haliti, kurse nga opozita Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën, lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ndërsa nga AAK, nënkryetari Ardian Gjini.

Në përfundim të takimit, Kadri Veseli, nuk deshi të prononcohej për media, duke thënë se do të deklarohet në Kuvend.

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, tha se e rëndësishmja e këtij takimi ishte edhe prania e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai shpreson që ky takim të jetë ndër takimet në të cilat do të diskutohen çështjet madhore, dhe se partitë politike të gjejnë një konsensus për interes të vendit.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri deklaroi se në këtë takim kanë paraqitur qëndrimet e tyre kundërshtuese karshi marrëveshjes së pikës kufitare me Malin e Zi. Madje, ai tha se Vetëvendosje ka ende të njëjtat qëndrime për marrëveshjen me Malin e Zi.

Por kreu i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, pati një propozim që të ndërtohet një konsensus për demarkacionin dhe të merren të gjitha pozicionet e deputetëve.

Kurse, Jakup Krasniqi, tha se për të është e pakuptimtë se si Qeveria ka shpejtuar që të procedojë ligjin për marrëveshje me Malin e Zi për ratifikim në Kuvend./KosovaPress/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 + nine =