Lori dhe Sara kursejnë për fundvit, fustanet e tyre mund t’i vishni dhe ju - Arbëria News

Lori dhe Sara kursejnë për fundvit, fustanet e tyre mund t’i vishni dhe ju

Kur flasim për veshjet e motrave Sara dhe Lori Hoxha, jemi mësuar me shifra të mëdha, që shpeshherë në varësi të markave që zgjedhin, shkojnë në mijëra dollarë.

Ndaj dhe nëse vajzat publikojnë një foto me një veshje të bukur, menjëherë na shkon mendja ku e ka blerë dhe sa ka shpenzuar. Të njëjtën gjë bëmë edhe për fustanin e Sarës, në foton që ajo publikoi pak minuta më parë.

E veshur elegante me një fustan të Michael Costello-s, Sara ka etiketuar vetë markën duke treguar se ndonjëherë mund të vishesh kaq bukur dhe nuk të duhet të shpenzosh aq shumë.

Fustani klasik me dekolte kushton vetëm 260 dollarë dhe është ideal për mbrëmjet festive si këto të fundvitit.

I gjatë dhe me mëngë të gjera dhe me tyl në pjesën fundore, fustani i jep hijeshi Sarës, e cila duket se ka rikthyer përfundimisht linjat elegante pas lindjes.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe motra e saj Lori, e cila pak ditë më parë veshi një fustan mjaft ekonomik por super të bukur “Contessa”, që çuditërisht kushtonte vetëm 170 euro.

Fustani i gjatë me kurrizin e hapur, e tregonte Lorin mjaft elegante në një festë që u mbajt në Stamboll, Turqi, ku fashionista ishte e ftuar.

Me sa duket motrat Hoxha kanë menduar të kursejnë këtë fundvit dhe të na tregojnë se mund të vishesh kaq bukur pa shpenzuar shumë./CityNews

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty + six =