LSI dhe 2 drejtorë më pak, ja kush ka dhënë dorëheqjen - Arbëria News

LSI dhe 2 drejtorë më pak, ja kush ka dhënë dorëheqjen

Lëvizin 2 drejtorët e Lëvizjes Socialiste për integrim, duke nisur nga ministria e Damian Gjiknurit kanë nisur të hiqen dhe drejtorë të tjerë.

Burime bëjnë me dije për lëvizjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika dhe Drejtorit të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ylli Spahia.

Në ndryshim nga njëri-tjetri, i pari është larguar vetë duke dhënë dorëheqjen, ndërsa i dyti është liruar nga detyra me urdhër të ministrit.

Më parë, drejtorët e LSI-së ishin në varësi të Sokol Dervishit, ministër i transporteve, por me shkrirjen e ministrive dhe drejtorive në shtet nuk ka më vend për të gjithë.

/Arbëria News

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + six =