LSI, pro ofertës së Ramës. Vasili: Realiste, jepte garanci

Petrit Vasili ka mbajtur paraditen e së enjtes konferencën e parë për shtyp në cilësinë e kryetarit të LSI-së. Sa i takon krizës politike në vend, Vasili është shprehur se zgjidhja e saj kërkon maturi dhe largpamësi.

“Maturi për t’u menduar çdo hap e veprim që duhet të marrim dhe largpamësi për të kuptuar çfarë efekti kanë veprimet e sotme për të ardhmen e vendit”, ka deklaruar Vasili.

Ai ka theksuar se, LSI jo vetëm ka pranuar zgjidhje, por ka qenë në dispozicion të çdo zgjidhjeje që garanton zgjedhje të lira.

“Kemi të njëjtin pozicion për këtë çështje, pasi asnjë sakrificë nuk është e rëndësishme krahasuar me rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve me standarde të gjithëpranuara. Ky ka qenë dhe mbetet pozicioni ynë në këtë moment dhe në vijim”, ka thënë Vasili.

I pyetur nga mediat për ofertën e kryeministrit Edi Rama për Partinë Demokratike, Vasili ka vlerësuar si një “ofertë realiste, që jepte garanci”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + 4 =