Lu godet sërisht politikën/ Tregon historinë e një gruaje, gjeti vuajtej nga drejtësia shqiptare - Arbëria News

Lu godet sërisht politikën/ Tregon historinë e një gruaje, gjeti vuajtej nga drejtësia shqiptare

donald-lu-ibna

Ambasadori amerikan Donald Lu është treguar edhe një herë i hapur dhe drejtpërdrejtë në mesazhet e tij kur tha se ka ardhur koha që politikanët të dëgjojnë zërin e popullit dhe të shohin se sa shqetësues mbetet niveli i korrupsionit në rradhët e politikës, cheap gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Problemi më i madh i korrupsionit mbetet tek udhëheqësit e partive politike, nurse prokurorët, gjykatësit dhe doganierët.

Nuk habitem aspak nga ky përfundim, ai tregon se populli shqiptar e kupton me vërtet se cfarë po ndodh me korrupsionin në vendin e tij. Ka ardhur koha që politikanët ta dëgjojnë”, tha Lu në takimin ku u prezantuan rezultatet e sondazhit për korrupsionin.

Ai është shprehur i prekur nga historia e një gruaje. “Gruaja e dhunuar gjeti më shumë vuajtje nga drejtësia. Gjykata burrit kriminel i dha pasurinë dhe fëmijët . Korrupsioni po shkatërrron jetën e qytetarëve të vendit. Të fortët bëjnë drejtësinë të varfrit janë viktima. Një politikan më tha “populli s’e kupton”.

“Korrupsioni në drejtësi jo vetëm që i lejon gjyqtarët dhe politikanët të mbushin xhepat me para të pista; ai po shkatërron jetët e njerëzve të zakonshëm e të ndershëm. Të pasurit dhe të fortët e blejnë drejtësinë, ndërsa gratë, të varfërit dhe ata pa pushtet politik janë viktimat… Studimi tregon se problemet më të mëdha të korrupsionit mbeten tek udhëheqësit e partive politike, prokurorët, gjykatësit dhe doganierët. Nuk habitem aspak nga ky përfundim. Ai tregon se populli shqiptar e kupton vërtet se çfarë ndodh me korrupsionin në vendin e tij. Ka ardhur koha që politikanët të fillojnë t’i dëgjojnë atë.”
Ambasadori Donald Lu gjatë Prezantimit të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, i mbështetur nga Ambasada Amerikane në Tiranë

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − 5 =