Madurez-i Shqiptar

Nga Gezim Basha
Kompozitori i Madh Grek, Mikis Teodorakis, nje artist gjenial qe ka jetuar perhere i lidhur me fatet e popullit te tij, ve alarmin per autoritarizmin ne ritje te Cipras.
Teodorakis perdor termin spanjisht “madurez,” qe do te thote maturim dhe qe eshte perdorur gjate Luftes se Ftohte per te pershkruar momentin e konsolidimit te juntave ushtarake ne Ameriken Latine. “Ne Venezuele ppulli po proteston kunder demagogeve te korruptuar te se majtes,” – thote Teodorakis, nderkohe qe Greket jane bere indiferente. Po Shqiptaret ?!
Ketu Autoritarizmi jo vetem qe eshte maturuar, por i kane dale thinjat. Pushteti jolegjitim i Rames dhe Metes ka, paradoksalisht, baze te forte kushtetuese, ngaqe kushtetuten e kane bere jo per demokracine por per dinastite e tyre. Berisha ben thirje jokushtetuese per te fituar legjitimitet! Nuk harohet lehte zakoni i vjeter!
Fton popullin ne proteste por pinjolli i tij poston foto nga plazhe egzotike te botes! Nderkaq, 40% e popullsise jeton jashte vendit dhe, sipas statistikave te llotarise Amerikane, 30% kerkojne te ikin. Trendi demografik tregon se ne fund te ketij shekulli popullsia e Shqiperise do te bjere nen 1.7 milione banore. Ne 1990 ishim 3.3 milione dhe, me ato ritme demografike, sot do te ishim nje popullsi e barabarte me Serbet apo Bullgaret.
Ne nuk kemi intelektuale te nivelit te Teodorakisit ngaqe, kinse “intelektualet” Shqiptare e shohin Shqiperine si nje vend pune, ca privilegje, nje pafille “Mjeshtri” apo kalorsi nga Nishani, “vajzen ne Paris,” “djalin ne Vjene.”
Kinse intelektualiet shqiptare jane ne kerkim jo te protestes popullore por te gerhitjes kombetare, me fraza te tipit, “Shqiperia po shkon ne Europe,” “Vendi po ecen…etj…etj…ninulla retorike.
Rama nderkohe zapton shtetin, median, universitetet, kurse opozita diktohet nga vullneti i nje njeriu–gjysem-te-dorehequr–qe nuk ndjen fare brenge se tranzicioni i stergjate Shqiptar eshte, para se gjithash, tregues i deshtimit te tij kolosal ne dy qeverisje.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + seven =