Magjistratura peng e konfliktit politik, viti i ri akademik në rrezik - Arbëria News

Magjistratura peng e konfliktit politik, viti i ri akademik në rrezik

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka ngritur alarmin në Komisionin e Ligjeve duke thënë se Magjistratura rrezikon të mos fillojë vitin e ri akademik. Gjonaj ka kërkuar miratimin me urgjencë të dy ligjeve, respektivisht për Shkollën e Magjistraturës dhe emërimin e magjistratëve të rinj. Ligjet kanë mbetur peng të konfliktit politik, pasi për miratimin e tyre nevojiten 84 vota në parlament. Pak ditë më parë Taulant Balla bëri me dije se Partia Socialiste po bisedonte me LSI për votat që duhen, pasi marrëveshja me Partinë Demokratike duket e vështirë. Ata bojkotuan seancën e fundit për shkak të projektligjit për teatrin. Më poshtë fjala e Ministres së Drejtësisë:

“Për sa i përket ligjit të Shkollës së Magjistraturës, ju keni qenë prezentë këtu, ministri i Drejtësisë ka autorizuar zv/ministrin të jetë prezent gjatë diskutimeve për ligjin. Ka shumë rëndësi që të zgjidhen të dyja çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimet e propozuara. E para që t’i jepet mundësia Shkollës së Magjistraturës që të hapë vitin e ri shkollor, ku ne themi që po heqim nga sistemi gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe t’u jepet mundësia të hyjnë në këtë shkollë. Nëse ky ndryshim ligjor nuk miratohet, atëherë është e pamundur që Shkolla e Magjistraturës të hapë vitin e ri akademik dhe e dyta ka të bëjë me kategorinë e kandidatëve për magjistratë që kanë mbaruar studimet këtë vit. Në konsideratat e mia, jo vetëm që është e ligjshme, por duhet patjetër kur gjyqtarë dhe prokurorë po na dalin nga sistemi ose duke dhënë dorëheqjen apo nuk kalojnë procesin e vettingut. Nga propozimet nuk ka asnjë risi, thjesht kërkohet të shtyhet periudha tranzitore e ligjit për t’u zbatuar dhe pritjen e ngritjes së institucioneve të reja”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 + 15 =