Mali i Zi miraton ligjin e pakicave kombëtare, flamuri shqiptar do të përdoret në 6 komuna - Arbëria News

Mali i Zi miraton ligjin e pakicave kombëtare, flamuri shqiptar do të përdoret në 6 komuna

Falë ligjit të ri për përdorimin e simboleve kombëtare në Mal të Zi, i cili, sipas ekspertëve, eliminon mangësitë e ligjit të mëparshëm, njofton “Zëri i Amerikës”.

Me anë të këtij ligji, përveç në Tuz dhe në Ulqin, shqiptarët do të kenë të drejtë të valojnë flamurin kuqezi edhe në Tivar, Plavë, Guci dhe Rozhajë.

Ligji i ri për përdorimin e simboleve kombëtare në Mal të Zi, siç thonë ekspertët, eliminon mangësitë e ligjit të mëparshëm, që shpesh herë shkaktonte keqinterpretime të formave të ndryshme. Ligji i ri për herë të parë mundëson që simbolet kombëtare të përdorën edhe në ato zona ku pjesmarrja e pakicave është në nivelin 5 për qind.

Leon Gjokaj, drejtori i përgjithshëm në Ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, ka thënë për “Zërin e Amerikës” se me këtë ligj është bërë një hap i madh përpara për ruajtjen dhe shpalosjen e identitetit të popujve pakicë në të gjitha ato komuna ku ata përbëjnë shumicën, si edhe në ato komuna ku pakica përbën një përqindje të konsiderueshme, e cila është përkthyer si në rastin e përdorimit zyrtarë të gjuhës, në 5 për qind.

Simbolet kombëtare shqiptare tash e tutje nuk do të prdoren vetëm në Tuz dhe Ulqin. Ato do të përdoren gjatë festave shtetërore dhe kombëtare edhe në Tivar, Rozhajë, Plavë dhe Guci.

Gjokaj ka thnë se flamuri kombëtar mund t prdoret fare lirshm në shtëpi apo në ndonjë evenimet tjetër privat. Ndërkaq, sa i përket pwrdorimit nw institucionet shtetërore po ashtu është bërë një hap i madh përpara, pasi që me ligjin e ri përdorimi i simboleve kombëtare të pakicave do të jetë i lirë por edhe i obliguar, krahas simboleve shtetërore, në të gjitha institucionet publike në komunat e lartpërmendura

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × two =