Maqedoni: “Shkupi 2014” injorohen tre përmendoret e personaliteteve historike shqiptare

Rreth 46 milionë euro do të harxhohen gjatë këtij viti për vazhdimin e projektit famoz “Shkupi 2014”.

Lidhja Social Demokrate (LSDM) në opozitë ka drejtuar kritika të ashpra ndaj pushtetit aktual, search në adresë të kryeministrit Nikola Gruevski dhe kryetarit të Qytetit të Shkupit, order Koce Trajanovski.

“Në vitin 2015-të, clinic përmes Qytetit të Shkupit për projektin ‘Shkupi 2014’ do të shpenzohen 46 milion eruo. Do të jepen mjete për rrotën panoramike, fasada të reja barok dhe ndërtesa, për shatërvanë dhe shesh si dhe projekte tjera”, theksoi nënkryetari i LSDM-së, Dajman Mançevski.

Sipas tij, qytetarët e Maqedonisë kanë prioritete dhe probleme më të mëdha, se sa realizimin i këtij projekti dhe harxhimi i këtyre milionave. Nga ana tjetër, në kuadër të projektit “Shkupi 2014” akoma nuk janë vendosur tre përmendoret me personalitete historike shqiptare, të cilat tashmë më shumë se dy vite po zvarriten dhe nuk po vendosen në lokacionet e parapara.

Në muajin gusht 2012, Komuna Qendër kishte paralajmëruar se përmendoret e Nexhat Agollit, Josif Bagerit dhe të Pjetër Bogdanit do të vendoseshin deri në fund të atij viti, por ato deri tani nuk duken askund. Ky premtim ishte dhënë edhe nga partia shqiptare në pushtet BDI, e cila është pjesë edhe e pushtetit në Qytetin e Shkupit.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − 17 =