MARTINEZ:NE U BEFASUAM NGA KUNDËRSULMET,HARRUAM TE MBROHEMI - Arbëria News

MARTINEZ:NE U BEFASUAM NGA KUNDËRSULMET,HARRUAM TE MBROHEMI

Trajneri i Kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez, tha se skuadra e tij harroi të mbrohet kundër Zvicrës në ndeshjen e mbrëmshme, të cilën e fitoi Kombëtarja zvicerane me rezultatin 5-2 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dy golat e Thorgan Hazard në fillim nuk ishin të mjaftueshëm për një rezultat pozitiv, sepse Zvicra pastaj e përmbysi rezultatin duke i shënuar edhe pesë gola të tjerë.

“Ne u befasuam nga kundërsulmet, harruam të mbrohemi. Është e vështirë që të jap një sqarim. Ne e filluam mirë, dhe pastaj gjërat ndryshuan. Ne u dhamë atyre mundësi për rikthim. Ne duhet të kthehemi më të fortë. Është e dhimbshme, sepse e filluam ndeshjen shumë mirë”, përfundoi trajneri i belgëve, të cilët e mbyllën në vend të dytë në grup aventurën në Ligën e Kombeve.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 + 15 =