Kylian Mbappe, djaloshi me zemër të artë: Të gjithë fitimet e Botërorit në bamirësi - Arbëria News

Kylian Mbappe, djaloshi me zemër të artë: Të gjithë fitimet e Botërorit në bamirësi

Çdo premtim është një borxh dhe Kylian Mbappe duket se i mban ato. Kampioni 19 vjeçar i Francës do të japë të gjitha fitimet monetare të botërorit për bamirësi. Sulmuesi francez, i shpallur nga Fifa si lojtari i ri më I mirë i turnout, kishte deklaruar se nuk kishte nevojë për para për të përfaqësuar vendin e tij. Për këtë, 500 mijë eurot e fituara do t’i shkojnë një shoqate e fokusuar drejt programeve sportive falas për të ndihmuar njerëzit me aftësi të kufizuara dhe fëmijët e sëmurë. Për çdo ndeshje me kombëtaren në Botëror, lojtari i PSG ka fituar rreth 20 mijë euro, të cilave iu shtohen dhe 300 mijë eurot e bonusit për fitoren finale.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven − 5 =