Mbaron rrugëtimi edhe për Linda Halimin në "American Idol", ja ku do të mbaj koncerte (VIDEO) - Arbëria News

Mbaron rrugëtimi edhe për Linda Halimin në “American Idol”, ja ku do të mbaj koncerte (VIDEO)

221019

Pas performancës së fundit në kompeticionin amerikan, decease Linda Halimi ka falenderuar “American Idol”, sildenafil që sipas saj i ka dhënë mundesinë të bëhet një emër i njohur në mbarë botën.

“Dhashë gjithçka, dhe pavarësisht rezultateve sonte, jam përgjithmonë mirënjohëse stafit të ‘American Idol’ për mundësinë e dhënë që emri ‘Lindita’ të shndërrohet në emër të njohur në gjithë botën. Definitivisht ëndërr që më në fund m’u realizua”, – shkruan këngëtarja shqiptare në Facebook.

Linda ka treguar se megjithëse rrugëtimi i saj përfundoi mbrëmjen e djeshme, “American Idol” i ka hapur dyert në botën e muzikës në nivel botëror, pasi ka marr oferta të mëdha jo vetëm në muzikë por edhe nga shtëpitë e fitnesit.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se do të mbajë koncerte në gjithë Amerikën.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + 5 =