Mbërrijnë virozat e stinës, Mjekët: Ja si mbrohen të vegjlit - Arbëria News

Mbërrijnë virozat e stinës, Mjekët: Ja si mbrohen të vegjlit

Gjatë këtyre ditëve jane vënë re ndryshime të shpeshta të temperaturës.Me këto ndryshime  jemi të gjithë  të riskuar të prekemi nga virozat,duke qenë se luhatjet e temperaturave janë goxha të mëdha.Grupmosha më e rezikuar janë fëmijët  pasi  sistemi i tyre imunitar është më  i dobët.

Cilat janë rrugët që mund ti marrim këto viroza?

Rrugët që mund ti marrim janë nëpërmjet ajrit,sepse viruset qarkullojnë ajrin që ne thithim.Vendet më të rrezikshme janë vendet e mbyllura,si baret,lokalet ku qëndrohet për një kohë të gjatë dhe ka shume persona.Por edhe qëndrimi në një ambient me personat qe janë prekur nga virozat.

Cilat janë  simptomat e një viroze?

Simptomat e një viroze janë kur kemi hundë,dhimbje fyti,temperaturë me problem të tjera respirator,por nuk mund të përjashtohen dhe komplikacionet që gripi mund të japë.Ka pasur edhe viroza të  traktit gastro-itestinal,pra kryesisht rrugët e frymëmarrjes.

Cilat janë këshillat për t’u mbrijtur nga virozat?

Sa janë pa u prekur ende nga gripi duhet bërë  kujdes që të shmanget qëndrimi për një kohë të gjatë  në ambiente të mbyllura.Evitimi i daljeve kur temperaturat janë shumë të ulëta.Ushqimi duhet të jete i pasur me lengje,me vitamina,pra duhet nje dietë e pasur.

Në momentin  që të vegjelit tuaj preken nga virozat  duhet një mjekim simptomantik,që bë varësi të shenjave që kemi duhet të marrim mjekimin.P.sh. nëse fëmija ka temperaturë merret një medikament qe ul temperaturën ,siç është paracetamoli,ponstan,iboprufeni.Gjithashtu duhet të përdoren shumë caji,suprat,lëngjet.Por,ajo që është më e rëndësishme është edhe kosultimi me mjekun,në këtë rast me pediatrin.Antibiotikët nuk duhet të merren në rast të nje viroze normale,së cilës i duhen 5 ditë për të plotësuar kurbën e saj.Në  rastet kur kemi komolikacione të gripit,atëhere rekomandohet përdorimi i antibiotikut.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 2 =