Mbetemi po ata edhe pse ndërrohet mbreti - Arbëria News

Mbetemi po ata edhe pse ndërrohet mbreti

Nga Përparim Kabo

Ideja e dynatyrësisë ka qenë e hershme te njerëzimi…por ka një qasje disi ndryshe kur flitet për jetën e përditëshme shoqërore, për punën e përditëshme të gjithëkujt, për atë që ndodh në administratën tonë …Duket se pas nesh ka një shpirt që na komandon i cili është ashtu si është e djeshmja që ne mendjmë se e kemi kapërxyer dhe ndaj jemi e sotmja, por në fakt nuk është ashtu. Njeriu, mendësia, veprimi i hapur , shpresa, idealizmi, janë të së djeshmes…Një njeri mund të vij vërdall pa bërë gjë, por kur e gjithë shoqëria pllakoset si e tillë, mpihet nga drejtimi i një Mbreti të Ri që është po si ai i vjetëri Mbreti që Vdiq thjesht se konsideron veten si Mbret, asgjë e re nuk mund të jetë e tillë sepse Mbreti nuk mund të vij kurrë i ri sa kohë që ai është mbret…Në shfaqjen premier të dramaturgut Ferdinand Hysi me regji të Elma Doresit, Rroftë Mbreti—Poshtë Mbreti ,pamë një peisazh të shoqërisë shqiptare institucionale të 25 viteve të fundit që bën sikur vrapon dhe rri në vend, bën sikur bën diçka por me sa duket bën pak sepse nuk e lë mentaliteti i vjetër me rrënjë historike, përpiqet të shohi larg me vision, të zhvillohet me kritere, por është ai urdhëri suprem i atij apo atyre që drejtojnë atje lart që përcaktojnë gjithëçka ndaj shpesh na duket se jemi si “running like the hamster in a wheel”-vijmë vërdall kot duke harxhuar energji pa asnjë rezultat e asnjë ndryshim real pozitiv…Në një varjant skenik të një drame që në plan të parë duket si komedi, fal groteskut në lojë aktoriale, skenografi, veshje, madje dhe muzik ku spikaste një motiv muzikor i komedianit të shquar amerikan Jerri Lewis- afishohet përshpejtimi sipëfaqësor dhe ngecja. Premiera më e re e trupës së Teatrit Kombëtar me një pjesë shqiptare më në fund i tundi këmbanat e vetëdijes qytetare. Mbrëmë pash Bujar Asqeriun që tregoi me lojën e tij se çështë një aktor që përthyhet aq natyrshëm në komiken groteske fal një loje të surealitetit imagjinativ …Treshja aktoriale e punonjësve…. sekretaria e 25 drejtorëve që duhej të mbetej e bukur dhe e gatshme për tu zhveshur, tipi që përgjon dhe shpie informacionin ke shefi dhe ai i ndershmi i zoti për të bërë të gjitha punat që shfrytëzohet duke u poshtëruar dhe që edhe goja i ka shkuar shtrembër nga pengimi mes dhëmbëve për ta thënë të vërtetën…ishin atje…Nëse duam të shohim në skenë se cilët jemi dhe si funksionojmë duhet të shohim “Rroftë Mbreti-Poshtë Mbreti” të realizuar mjeshtëririsht nga regjizorja Elma Doresi me qëllim që edhe në jetë mos zgjohemi e mos ngrysemi duke besuar se gjithnjë kështu paskërka qenë…një mbreti ikën e një vjen dhe ne mbetemi po ata…!

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine + four =