Mbi 100 milionë euro mbështetje direkte për fermerët, skemat e reja subvencionuese - Arbëria News

Mbi 100 milionë euro mbështetje direkte për fermerët, skemat e reja subvencionuese

Gjatë një konference që u mbajt ditën e sotme pë bujqësinë u bënë publike të dhënat e përfitimit që do të ketë çdo fermer që do të synojnë të zgjerojnë aktivitetin e tyre.

Për ta qeveria ka vënë në dispozicion një skemë subvencionesh  me më shumë se 100 milionë euro gjatë vitit të ardhshëm.

Nga kjo shumë, 20 milionë euro që do të financohen drejtpërdrejt nga shteti, ndërsa 93 milionë euro ofrohen nga Bashkimi Europian, përmes skemës IPARD që do të nisë të funksionojë në 2018-n.

Synimi kryesor i këtij financimi, që i shtohet buxhetit prej 10,9 miliardë lekësh të Ministrisë së Bujqësisë, si dhe Fondit prej 300 milionë eurosh të Garancisë Bujqësore, është rritja e aktivitetit prodhues dhe e bizneseve eksportuese.

Janë pesë aktivitetet kryesore që do të mbështeten nga qeveria gjatë vitit të ardhshëm.

Mbështetja e parë do të jetë ajo e prodhimit, përmes subvencionimit të firmave të mëdha, mbjelljeve të reja si dhe në suportin për certifikimin.

Do të mbështeten gjithashtu kontratat kolektive të shitjeve. Një hap i tillë synon rritjen e prodhimit përmes bashkëpunimit midis shumë aktorëve të të njëjtës zonë. Qëllimi përfundimtar është themelimi i fermave private në fshat.

Shtylla e tretë e mbështetjes do të jetë ajo për inovacionin, duke ofruar subvencione për fermat smart, sipërmarrësit e rinj si dhe teknologjinë ujitëse e spërkatëse.

Do të mbështetet gjithashtu agropërpunimi, me linjat paketuese dhe seleksionuese.

E fundit, por jo për nga rëndësia, sipas planit aktual është mbështetja e diversifikimit të ekonomisë rurale, përmes subvencionimit të bujtinave, agroturizmit apo rrjetit të dyqaneve “Halbania”, shkurtim për “ha shqip”.

Ky rrjet i ri dyqanesh do të specializohet vetëm në tregtimin e produkteve “made in Albania”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 + 16 =