Mbi 281 mijë vullnetarë për pastrimin e Shqipërisë - Arbëria News

Mbi 281 mijë vullnetarë për pastrimin e Shqipërisë

Mbi 281 mijë vullnetarë në të gjithë vendin i janë bashkuar aksionit të datës 24 nëntor që shënoi edhe fillimin e operacionit 6-mujor “Pastrojmë Shqipërinë që duam”.

Zv/ministrja e Turizmit dhe Mjedisit,  Ornela Çuçi dhe zv.ministri i Arsimit dhe i Rinisë,  Shpati Kolgega së bashku me përfaqësuesin e Green Line Albania,  Ervin Shehaj bënë të ditur statistikat paraprake të pjesshme që janë përpunuar për aksionin e datës 24 nëntor.

Çuçi theksoi se ” numri i vullnetarëve ka ardhur në rritje ditë pas dite dhe se nga të dhënat e pjesshme deri tani rezultojnë të pastruara 482 ton mbeturina inerte dhe urbane të mbledhura. ”

Dje ka qenë dita e parë dhe nga mirëkoordinimi i këtij aksioni të parë drejtuar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi në një javë është rritur me 100 mijë persona numri i vullnetarëve në të gjithë Shqipërinë.

“Ne kemi prekur dje çdo pikë të Shqipërisë dhe në këtë mënyrë kemi arritur që të pastrojmë rreth 480 ton mbeturina.”- tha zvministrja Çuçi e cila u bënë  thirrje qytetarëve që të vijonë angazhimin e tyre për pastrimin e Shqipërisë dhe të denoncojnë pranë portalit të bashkëqeverisjes çdo rast ndotjeje.

Ndërsa Zv. ministri Kolgega e vlerësoi të suksesshëm aksionin e datës 24 nëntor. Ai tha se “dita e djeshme ka qenë një ditë e suksessme, një ditë aksioni në të gjithë Shqipërinë që sot është më e pastër se një ditë më pare”.  Më tej  Kolgega  falenderoi të gjitha shkollat, mësuesit, nxënësit por edhe prindërit e tyre që u angazhuan të gjithë bashkë.

Përfaqësuesi i Green Line Albania bëri të ditur  shifrat e para që janë përpunuar nga të dhënat që vijnë nga e gjithë Shqipëria ” Jemi akoma duke përditësuar të dhënat pasi vazhdojmë të marrim të dhëna nga e gjithë Shqipëria, nga të gjitha shkollat, organizatat, bizneset që kanë marrë pjesë si dhe nga institucionet.”- tha  Shehaj.

Nga të dhënat paraprake të përpunuara deri në mëngjesin e datës 25 nëntor rezulton se sipërfaqja e pastruar deri tani është mbi 348.840 metra katrorë, janë mbledhur 61 mijë thasë me mbeturina ndërsa paralelisht me pastrimin janë mbjellë dhe lyer mbi 700 pemë. Statistikat me të dhënat nga çdo qark i vendit janë ende në përpunim deri në përfundim të një rezultati të plotë të datës 24 nëntor.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − 2 =