“Mbretëresha” e këngës shqiptare sot feston 85 vjetorin e lindjes - Arbëria News

“Mbretëresha” e këngës shqiptare sot feston 85 vjetorin e lindjes

Tirana feston sonte ditëlindjen e “Mbretëreshës” së këngës shqiptare, Nexhmije Pagarusha

Tiranë më 6.05.2018

Me rastin e 85 vjetorit të ditelindjes së zonjës së madhe të këngës, Nexhmije Pagarusha, (Nderi i Kombit), presidenti amerikan Donald Trump i ka akorduar asaj medalje Mirënjohjeje.

Me këtë rast sot, në datën 6 maj 2018, ditë e dielë, ora 18,30 Shoqata RessEgnatia dhe Unioni Gazetarëve Shqiptarë, organizojnë në sallën e Universitetit të Arteve të Bukura, (Akademisë se Arteve) me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, Shkëlqesisë së Tij, Zotit Ilir Meta, Ministrave nga Shqipëria dhe Kosova, Akademikë dhe personaliteteve të fushave të ndryshme:
Ju ftojmë të bëhemi bashkë në nderimin e artistes së madhe Zonjës Pagarusha!

Zyra e shtypit
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × one =