Mbrojtja e pronësinë industriale – Procedurat e reja, regjistrim pronave të marra përmes përmbarimit - Arbëria News

Mbrojtja e pronësinë industriale – Procedurat e reja, regjistrim pronave të marra përmes përmbarimit

Nga Elisabeta Dosku

Qeveria ka ndryshuar kriteret dhe procedurat për bizneset që duan të mbrojnë pronësinë industriale, apo për marrjen e patentave për shpikjet dhe modelet e përdorimit. Vendimi i cili është botuar në Fletoren  Zyrtare, shkrin institucionin aktual, i cili quhet “Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave”  i cili tashmë do të quhet “Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale”.

Kështu, aplikimi për lëshimin e një patente bëhet nëpërmjet formularit përkatës të aplikimit, i cili nënshkruhet nga aplikanti ose përfaqësuesi i tij dhe depozitohet pranë këtij institucioni, me postë, faks ose online. Pas marrjes së numrit të aplikimit dhe datës së depozitimit, aplikanti ose përfaqësuesi i tij mund të depozitojë në DPPI kërkesën për hartimin e një raporti kërkimi nga një zyrë kombëtare ose ndërkombëtare, e cila gëzon statusin e Autoritetit Ndërkombëtar për Ekzaminim Paraprak, në mënyrë që të përcaktojë nëse shpikja e paraqitur në aplikimin për patentë plotëson kriteret për patentueshmëri.

Në ligj shtohet edhe një pikë tjetër që ka të bëjë me të drejtën e pengut për patentat e shpikjeve, ku subjekteve u jepet e drejta për të depozituar  kërkesë për regjistrimin e një kontrate garancie ose pengu për një patentë, nëpërmjet formularit përkatës të aplikimit, me kërkesë të njërës prej palëve në kontratë. Gjithashtu një tjetër ndryshim ka të bëjë me procedurën për zbatimin e veprimeve përmbarimore, ku subjektet kanë të drejtën për regjistrimin e një veprimi përmbarimor, e cila nëse pranohet, i njeh subjektit të drejtën e pronësisë mbi objektin të cilin e ka fituar përmes përmbarimit.

Shqipëria është vendi i fundit ndër ato të Europës Qendrore dhe Lindore si dhe ndër vendet e Bashkimit Europian, sa i përket numrit të patentave të regjistruara në drejtim të pronësisë intelektuale, ku regjistrohen më pak se 10 aplikime për 1 milionë banorë.

/Scan

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + three =