Mbushën rrugët e Belgjikës me shqiptare që shesin drogë, arrestohen 10 shtetas

Belgjikë ,1o shqiptarë akuzohen si antarë të dy bandave për shpërndarjen e drogës nëpër rrugë.  Hetimet e policisë për të dyja bandat kishte nisur që në fillim të vitit 2016, pas ankesave të mbërritura në polici nga banorët e Ghent, për shpërndarjen e drogës në rrugët e qytetit. Në përfundim të hetimeve u arrit kapja e tyre.

Mësohet se vlera e drogës së shitur përllogaritet mbi 500 mijë euro.

Bandat e mirëorganizuara e fshihnin drogën në makina luksoze për të kryer më pas shpërndarjen, nëpër zona të ndryshme. Njëra  nga bandat njihej me emrin Springs ka pohuar se Kokaina që nuk shitej, fshihej nëpër tualetet e lokaleve, në pritje për t’u shperndarësipas kërkesës.

Gjatë seancës gjyqësore u zbulua se policia kishte kryer plot 2,600 orë hetime për rastin në fjale dhe se kjo gjë u arrit falë përgjimeve të telefonave.

” Kështu, arritëm tëzbulonim se kush e shiste drogën dhe çfarë kodësh përdornin për të komunikuar. Kërkonin gjithnjë pë X numër minutash dhe X ishte për sasinë e drogës së kërkuar. Në total u zbuluan 43 numra telefoni”, tha akuza përpara gjykatës.

Antarët e bandës fshiheshin nëpër shtepi të sigurta, të cilat merreshin me qera për një periudhe të caktuar kohe dhe paguheshin me para në dorë. Arrestimi i tyre u bë i mundur në fund të Tetorit të vitit 2016.Sipas policisë belge të arrestuarit rrezikojnë deri në 5 vjet heqje lirie dhe një gjobë mbi 15 mijë euro.

Vendimi pritet të jepet me datë 27 Shtator.

/ArbëriaNews

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × one =