Mbyllet burgu i famshem 313 - Arbëria News

Mbyllet burgu i famshem 313

Burgu i sigurisë së lartë “Jordan Misja” në kryeqytet është mbyllur dhe të paraburgosurit që mbaheshin aty janë transferuar në burgje të tjera të Shqipërisë. Shkak për mbylljen e përkohshme të këtij burgu, click i njohur ndryshe si 313-ta, janë bërë kushtet e këqija të tij dhe për këtë arsye burgu do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Në këtë institucion mungonin kushtet më minimale për të burgosurit ndaj edhe është akorduar një fond nga ministria e Drejtësisë për ndërhyrje brenda godinës. Godina është ndërtuar për arsye të tjera në vitin 1929 dhe pas instalimit të komunizmit është kthyer në burg. Pas vitit 1990 në këtë paraburgim janë mbajtur të arrestuar Nexhmije Hoxha dhe Fatos Nano.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + 17 =