Mbyllet dosja e grupit që trafikonte klandestinë nga Shqipëria në SHBA - Arbëria News

Mbyllet dosja e grupit që trafikonte klandestinë nga Shqipëria në SHBA

Pas më shumë se katër muaj hetimesh Prokuroria ka mbyllur dosjen e  grupit të trafikantëve që kryente trafikun e klandestinëve nga Shqipëria për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Trafikimi kryhej kundrejt pagesës së njëzet e katër mijë dollarëve në dorë, sales ndërkohë që itinerari i udhëtimit drejt Amerikës niste nga Shqipëria për të vazhduar në Maqedoni dhe Bullgari. Pas një ndalese pritëse në Bullgari klandestinët vazhdonin udhëtimin drejt shteteve të Bashkuara të Meksikë për të hyrë në SHBA nga vija kufitare që ndan dy shtetet.

Sipas policisë, për të kryer këtë trafik ishte ngritur një rrjet i mirëorganizuar kriminal, pas  shkatërrimit të të cilit, para rreth një vit, gjashtëmbëdhjetë vetë u arrestuan. Dhe pikërisht dosjet e tyre sakaq Prokuroria i ka kompletuar me prova duke i depozituar në Gjykatë.

Nga sa u publikua në ditët e goditjes së këtij grupi u mësua se Policia ja kishte dalë ta goditste grupin e trafikantëve nëpërmjet futjes brenda tij një çift agjentësh të policisë të prezantuar si një çift që kërkonte të udhëtonte në SHBA. Arberia News

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + two =