Media i servir axhendë shoqërisë - Arbëria News

Media i servir axhendë shoqërisë

Nga Përparim Kabo

Një media e mençur është ajo që shmang banalitetin dhe përqëndrohet tek problemet serioze të shoqërisë…Nisi viti ri akademik 2018-2019 në shkollat e larta. Sot është dita e tretë. Përveç disa kronikave pasqyeruese dhe disa shifrave periferike, në asnjë tv kombëtar apo lokal dhe në asnjë prej emisioneve të tyre qëndrore nuk pati një studjo për probleme të tilla si psh..

-Sa studentë ikën jashtë Shqipërisë për studime dhe ku…këtë vit akademik

-Cili është stadi ku edhe ndodhet reforma në arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë

-Cilat janë pritshmëritë në 10-20 vitet ardhëshmë në arsimin tonë të lartë

-Në ç’raporte është kurrikula jonë universitare me objektivat e mijëvjeçarit

-Cilët probleme të zhvillimit ekonomik të vendit tonë mund dhe duhet të marrin përgjigje dhe zgjidhje edhe me kontributin e mendimit shkencor universitar

-Cili është roli i institiucioneve të arsimit të lartë për europianizimin e vendit dhe integrimin europian

-Cilët studime fundamentale janë lënë në harresë dhe si duhet të rikthehemi për gjallërimin e tyre duke ripërtrirë traditën dhe pse universitet kanë përgjegjësi në këtë aspekt, si duhet të përfshihen me marjen e përgjegjësisë..

-Cili është roli elitës shqiptare që është shkolluar apo vijon të shkollohet jashtë vendit në Universitet Europiane dhe më gjërë…për zhvillimin e vendit tonë

-Në çfarë situate ndodhet kërkimi shkencor dhe si mund të dilet nga gjendja e tanishme kaq e ulët

-Cilat janë stradegjitë kombëtare të zhvillimit dhe sa janë konsultuar ato me mendimin elitar universitar

-Cilët janë objektivat globale sipas OKB-s në 30 vitete e ardhshme dhe sa e si është e përfshirë Shqipëria përmes institucioneve të linjës dhe mendimit të përparuar akademik…e universitar

…Mund të vijoja edhe me argumente të tjerë….por pa ndalem këtu…Po si mundet që Tv gazetat apo mediat on line, janë të mbushura me lajmë pa vlerë, me njerëz pa vlerë, me histori bajate, me personazhe groteske që na paskërkan në dorë fatin e demokracisë dhe vemi u marrim intervista dhe jashtë shtetit…Demokracia pa median është e mangët por ama dhe mediat pa mendim janë të tilla që vetëm demokracinë nuk e ushqejnë…Ju flm nëse me lexoni, ju flm edhe nëse nuk me kuptoni…Unë fola dhe e shpëtova shpirtin tim… Atdheu nuk mund të mbahet peng i paditurisë!

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − seventeen =