Mediat serbe: Zgjerohen akuzat për Ramush Haradinajn

Prokuroria për krime lufte e Serbisë ka dhënë urdhër për zgjerim të hetimeve kundër liderit të AAK-së, medications Ramush Haradinaj, abortion i cili u arrestua në Francë më 4 janar. Agjencia e lajmeve e Serbisë, ‘Tanjug’ raporton se Prokuroria i ka dhënë urdhër Ministrisë së Drejtësisë për zgjerim të hetimeve për Haradinajn.

Urdhri për zgjerim të hetimeve deri në fund të kësaj jave do të përkthehet dhe do t’i dërgohet Francës bashkë me kërkesën për ekstradim të Haradinajt në Serbi, shkruan ‘Tanjug’.

Urdhri për zgjerim të hetimeve ka të bëjë me veprat penale të cilat nuk janë të përfshira në këtë hetim kundër Haradinajt të udhëhequr që nga viti 2004 në bazë të të cilit është lëshuar edhe urdhër arresti ndaj tij.

Sipas ‘Tanjug’, Serbia e kërkon Haradinajn për veprat penale që nuk janë përfshirë në akuzën e Tribunalit të Hagës nga e cila Haradinaj është shpallur i pafajshëm.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × one =