Melina Çala, piktorja e vogël që fitoi Konkursin Ndërkombëtar të Pikturës - Arbëria News

Melina Çala, piktorja e vogël që fitoi Konkursin Ndërkombëtar të Pikturës

Melina Çala është një piktore e re nga Berati, e cila në Konkursin Ndërkombëtar të Pikturës në Francë, fitoi medaljen e vendit të parë.

Sot, Kryetari i Bashkisë z. Petrit Sinaj priti nxënësen 12 vjeçare Melina Çala, talente në pikturë, e cila është fituese e Konkursit Ndërkombëtar për realizimin e pikturave në formë maskotësh, organizuar në qytetin Saint Fargeau në Francë.

Melina, pjesë e grupit të artistëve të vegjël të Beratit “Art Color”, konkurroi për Shqipërinë në grupmoshën 10-12 vjeçare. Në këtë konkurs, ku shpalosën punimet e tyre pjesëmarrës nga 13 shtete europiane, Melina Çala fitoi medaljen e vendit të parë.

Kryetari i Bashkisë shprehu gatishmërinë e institucionit që ai përfaqëson, për të financuar pjesëmarrjen e këtij grupi fëmijësh të talentuar në konkursin ndërkombëtar të radhës.

Melina i dhuroi Bashkisë së Beratit një punim të saj me pamje të Mangalemit, punim i cili do të ekspozohet në sallën e takimeve të Bashkisë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 2 =