Merr fund “Ëndrra Gjermane”, neser kthehen në atdhe azilkërkuesit e parë shqiptarë nga Kassel

Ditën e nesërme, cost në aeroportin “Nënë Tereza” do të mbërrijë avioni i parë me azilkërkues shqiptarë nga Gjermania.

Njoftimin e ka dhënë Ambasada e Gjermanisë në Tiranë, e cila në një komunikatë shkruan se avioni i parë do të mbërrijë rreth orës 15:35, në aeroportin “Nënë Tereza”. “Në kuadrin e aksionit të ndërmarrë nga institucionet gjermane për kthimin e përshpejtuar në atdhe të azilkërkuesve shqiptarë, ju bëj me dije se ditën e mërkurë, më 29.07. 2015, ora 15:35 do të mbërrijë në aeroportin e Tiranës një avion charter, i nisur nga Kassel (Hessen) me 70 persona të kthyer”, shkruan komunikata e ambasadës.

Në Gjermani ka patur një debat javët e fundit për rritjen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë. Megjithatë, vetë kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi në vizitën e saj në Tiranë, se nuk asnjë shans për shqiptarët që të marrin azil atje. Të njëjtën gjë e pohoi edhe ambasadori gjerman në Shqipëri, para disa ditësh, duke njoftuar edhe shkurtimin e procedurave të azilit, për t’i kthyer sa më shpejt në atdhe azilantët shqiptarë.

Shqipëria konsiderohet si vend i sigurt tashmë, çka e bën të pamundur për vendet e BE­së, pranimin e azilantëve shqiptarë. Gjithashtu, studimet e fundit kanë treguar se pjesa më e madhe e shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e BE­së, janë azilkërkues ekonomikë, një status që nuk ekziston në këto vende. Deri tani, BE­ja ka krijuar lehtësira dhe kuota për refugjatë që vijnë nga vendet e luftës

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × four =