Meta i kërkon PD-së rikthimin në Kuvend - Arbëria News

Meta i kërkon PD-së rikthimin në Kuvend

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, malady Ilir Meta, health zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së të qarkut të Beratit.
Meta bëri edhe një herë thirrje për opozitën që të kthehet në Kuvend dhe të nisë punën për reformën zgjedhore, more about ndërkohë që Rama ka kërkuar që opozita të kthehet për reformën në drejtësi.

“Gjej rastin edhe këtu nga Berati të theksojë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka forcimi i dialogu politik në vend, në radhë të parë në parlament për të vijuar me axhendën e reformave dhe mbi të gjitha dialogun për të mbyllur sa më shpejtë reformën zgjedhore dhe për të garantuar një klimë mirëbesimi për zgjedhjet e 18 qershorit. Sepse rezultati që Shqipëria në radhë të parë do të marrë përsa i takon standardit të zgjedhjeve në 18 qershor do të jetë përcaktues për hapjen e negociatave, për ecurinë e suksesshme të reformës në drejtësi.

Do të jetë shumë e rëndësishme për shpresën e të rinjve dhe të rejave që vendi ynë është një vend që do të ecë më shpejt në rrugën e progresit dhe të mirëqenies për të krijuar vende të reja pune, të mirë paguara, për të rinjtë dhe të rejat tona në Berat dhe në gjithë Shqipërinë.

Ndaj ky është preokupimi im kryesorë dhe besojë i LSI-së”,- u shpreh kryetari i LSI-së duke shtuar se: “Të gjithë duhet të kenë të qartë që nga krijimi i sajë e deri më sot, LSI-ja ka qenë është çdo ditë e më shumë shtylla më e fuqishme e demokracisë, e stabilitetit dhe integrimit evropian të Shqipërisë”.

Meta theksoi gjithashtu se LSI-ja ka qenë gjithmonë një forcë e orientuar drejt kauzave. “LSI-ja ka qenë gjithmonë një forcë e orientuar drejt kauzave më të rëndësishme të zgjedhjeve të lira, për lista e hapura që shqiptarët jo vetëm të kenë mundësi të votojnë, por të kenë mundësi të zgjedhin.

LSI-ja është ndeshur si askush tjetër me padrejtësitë dhe me aleancat për të deformuar votat e shqiptarëve që nga viti 2005 e në vijimësi. Por LSI në politikë ka qenë një faktor i rëndësishëm i stabilitetit të vendit dhe vazhdon të fuqizohet si një faktor i tillë”,- u shpreh Meta duke nënvizuar se për garantuar zgjedhje sa më të pa kontestueshme duhet të ketë më shumë konstruktivitet.

“Ndaj, LSI do të vazhdojë të jetë një forcë e vendosur për respektimin e ligjit, për zbatimin e ligjit, për zbatimin e procesit të dekriminalizimit, për organizimin e zgjedhjeve në një klimë sa më konstruktive, shpresëdhënëse dhe njëkohësisht do të vazhdojë të jetë faktori kryesor i stabilitetit dhe integrimit evropian të Shqipërisë.

LSI frymën e integrimit, filozofinë e integrimit, e ka të qenësishme, e ka bindje, e ka vizion, por e ka edhe karakter sepse nuk është forcë përjashtuese, nuk është forcë konfliktuale, por është një forcë integruese, përfshirëse dhe e përkushtuar për paqen sociale”, – tha Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × five =