Meta: Luli është fëmijë, ia fal gabimet, por Rama është... - Arbëria News

Meta: Luli është fëmijë, ia fal gabimet, por Rama është…

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka qenë ditën e sotme i ftuar në “Fiks-Fare” në “Top-Channel. Meta ka folur për marrëdhënien e tij me Ramën dhe Bashën.

ilir meta konferemcveAi tha se nuk ka pasur “dashuri” mes tij dhe Ramës asnjëherë, por thjesht “simpati”. Meta foli edhe për marrëdhënien me Bashën, duke ironizuar atë.

Ai tha se Basha është si fëmijë, ndaj i falen gabimet.

PJESE NGA INTERVISTA

Meta – Me halle pa halle LSI forcë e madhe! Sipas vendit dhe kuvendi.

Ishim në siklet si të prezantonim. Se je edhe bashkëkryetar i koalicionit, je edhe kryetar i Parlamentit, njëkohësisht edhe president i zgjedhur…

Meta- Mbi të gjitha jam edhe miku u Filipit.

-Si po ju duket vetja mes nesh?

Meta- Jam fiks fare!

Na fal që nuk të pritëm me raki Skrapari , por ngaqë thua lart e poshtë që do marrësh timonin nuk i jepet shoferit për të pirë.

Meta- Unë nuk kam folur për timon, as për tepsi. Unë kam folur për përgjegjshmëri, megjithatë unë edhe rakinë e mbaj nuk ka problem.

-Keni ndryshuar këto kohët e fundit, nga slogani “me qetësi e dashuri”, keni kaluar për sherr e shamatë.Mirë qetësia të ka humbur, por edhe dashuria?!  Ke pasur ndonjëherë dashuri për Ramën?

Meta – Tani ju duhet ta kuptoni që dashuria është diçka e brendshme, nuk është diçka … nuk është si mall. Ka patur simpati .

Nuk konkluduat në dashuri se nuk donte Rama apo ju?

Meta- Nuk të lë Monika për atë punë.

-Ke thënë Tomi e Jerry.Ne e sqaro kush është Tomi e kush është Jerry?

Meta- E para Tomi dhe Jery nuk ka të bëj fare me Devin dhe Dorin. Së dyti, tani nuk ka rëndësi kush është njëri e kush është tjetri, të dy janë e njëjta gjë.

-Emrat nuk do na i thuash kush është njëri e kush është tjetri? 

Meta- Ta zgjidhin vetë më mirë me konsensus

-Me Bashën nuk i ke mirë punët.Mos je prishur gjë edhe me Fariun, atë mblesin?

Meta- Absolutisht , pastaj Fariun e njoh shumë përpara Lulit , madje e njoh edhe pak përpara Doktorit, plus që jemi dhe pak të afërt se i kemi gratë dibrane dhe kanë të bëjnë me njëra-tjetrën. Kështu që nuk ndodh të prishem me Fariun.

-Po me Bashën?

Meta- Me Lulin ? Patjetër që marrëdhënia ime me Lulin është një marrëdhënie tepër interesante, pasi… e keni parasysh një fëmije nuk duhet asnjëherë t’ia marrësh për keq edhe kur bën një gabim.

-Si forcë e parë, me kë do beni koalicion me Bashën , me Idrizin apo me Blushin?

Meta- Kjo është një pyetje për Petrit Vasilin

-Me çfarë funksioni del në fushatë, se në çdo vend të kemi parë që flet i fundit?

Meta- Si anëtari më i thjeshtë i LSI-së. Në fund se anëtarit të thjeshtë atëhere i bie të flasë, i pari flet kryetari pastaj…

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × four =