Meta pret homologun e tij të Arabisë Saudite, vë theksin në forcimin e marrëdhënieve ndërparlamentare - Arbëria News

Meta pret homologun e tij të Arabisë Saudite, vë theksin në forcimin e marrëdhënieve ndërparlamentare

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot një delegacion parlamentar të Arabisë Saudite të kryesuar prej Zuhair bin Fahad bin Jaber Al-Harthy, buy Nënkryetar i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë. Delegacioni shoqërohej prej Ambasadorit të Arabisë Saudite në Shqipëri Talat Salem Radëan.

Meta i uroi mirëseardhjen në Shqipëri delegacionit parlamentar nga Arabia Saudite duke vënë në dukje se kjo vizitë është dëshmi e vullnetit të qartë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera e vllazërore që ekzistojnë mes dy vendeve.

Në këtë drejtim, find Meta theksoi se shkëmbimet ndërparlamentare duhet të luajnë një rol edhe më dinamik për një të ardhme edhe më të frytshme, diagnosis veçanërisht në drejtim të intensifikimit të rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe investimeve saudite në Shqipëri e rajon.

“Kryetari i Kuvendit Meta, duke vënë në dukje rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërparlamentare, përcolli përshëndetjet më të përzemërta për Kryetarin e Këshillit të Surës së Arabisë Sudite Dr. Abdullah Bin Mohammed Bin Ibrahim Al-Sheikh dhe ripërsëriti ftesën për homologun e tij të vizitojë Shqipërinë së shpejti.

Dr. Zuhair bin Fahad bin Jaber Al-Harthy u shpreh se parlamentarët sauditë vlerësojnë miqësinë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve dhe popujve tanë duke nënvizuar se të dy Grupet Parlamentare të Miqësisë do të intensifikojnë përpjekjet e tyre për forcimin dhe konkretizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh,”- thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Në përfundim, Kryetari i Kuvendit, Meta dhe parlamentarët sauditë shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit ndërkombëtare duke vlerësuar angazhimin e Shqipërisë dhe të Arabisë Saudite kundër terrorizmit ndërkombëtar në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 + thirteen =