MF: Ulet kostoja e huamarrjes, rriten mundësitë për kredi - Arbëria News

MF: Ulet kostoja e huamarrjes, rriten mundësitë për kredi

Ministria e Financave, medications për të përmirësuar më tej strukturën e borxhit dhe për të ulur kostot e huamarrjes, cialis 40mg ka ndërmarrë një strategji bazohet në uljen e huamarrjes së brendshme dhe zëvendësimin e saj me një kredi të garantuar nga Banka Botërore dhe me norma interesi tepër të favorshme krahasuar me ato të obligacionit 10- vjeçar të tregut vendas (8.93%), si edhe me normat e interesit të tregjeve të huaja.

Këtij qëllimi i shërben kredia që do të merret nga bankat tregtare në tregun ndërkombëtar dhe që garantohet nga Banka Botërore, akti ligjor për të cilën u miratua sot nga Kuvendi i Shqipërisë.

Pas analizave dhe vlerësimeve të tregut të brendshëm dhe të jashtëm financiar, si dhe nevojave për huamarrje të përcaktuara nga deficiti buxhetor, u ra dakord që të merret një hua në tregun ndërkombëtar prej 250 milionë euro, nga e cila Banka Botërore do të garantojë 200 milionë euro.

E njohur si “Garancia e Bazuar në Politika (PBG)”, ky instrument i ri është bërë i mundur në saj të bashkëpunimit të ngushtë ndër vite me Bankën Botërore.

MF imformon se Banka Botërore, duke pasur besim te performanca ekonomiko-financiare e vendit tonë, ka propozuar kredinë pjesërisht të garantuar, që është një instrument që ka filluar të zbatohet rishtazi nga Banka Botërore dhe që në vendin tonë zbatohet për herë të parë.

Me dhënien e kësaj garancie, Banka Boterore merr përsipër të përballojë detyrimet kundrejt huadhënësit në rast se Shqipëria do të ketë vështirësi në shlyerjen e huas dhe i jep mundësinë Ministrisë së Financave që huan në tregun ndërkombëtar ta marrë me një kosto të ulët dhe me një afat shlyerje prej 10 vjetësh.

Marrja e kësaj huaje siguron mbështetjen e nevojshme buxhetore për vitin 2015, zgjat maturitetin dhe përmirëson strukturën e borxhit publik, bën të mundur marrjen e huas me një kosto më të ulët, rregullon pjesëmarrjen e bankave tregtare në ankandet e letrave me vlerë, duke bërë që të rritet likuiditeti në dispozicion të bizneseve /individëve për investime, si dhe dëshmon se reformat e ndërmarra nga Qeveria kanë rritur besimin në tregjet ndërkombëtare.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight + 17 =