Milan: Llorente e Nastasic janë idetë e reja. Vizita mjekësore ne Kolumbi për Bacca - Arbëria News

Milan: Llorente e Nastasic janë idetë e reja. Vizita mjekësore ne Kolumbi për Bacca

Shkëmbimi i dokumentave mes Milan dhe Seviljes për Bacca ka përfunduar. Sot mjeku ekipit kuqezi, page Mazzoni, story dhe drejtori sportiv, ampoule Maiorino, do të nisen në Kolumbi. I pari do të kryej ekzaminimet mjekësore ndersa i dyti për të nënshkruar kontratën të cilën do e lidhi me klubin e Milanos për 4 vitet e ardhshme.

Milani gjithashtu po kryen lëvizje të tjera në merkato, Luiz Adriano është në gatishmëri dhe pritet vetëm përgjigja Shakhtar Donetsk, oferta për ekipin Ukrainas është 4 milion euro për të marr shërbimet e lojtarit këtë vere. Juventus ka ofruar shërbimet e spanjollit Fernando Llorente, i cili ka simpatinë e trajnerit Mihajlovic por ekipi Milanit ëndërron rikthimin e Ibrahimovic.

Në aksin Anglez sot priten takime me menaxherin e Jovetic dhe Nastasic, lojtari Manchester City nuk dëshiron të qëndroj një tjetër sezon në stol dhe ekipi Anglez nuk dëshiron të paguaj një rroge te lart për një lojtar që aktivizonte shume pak, Jovetic ka folur dhe me ekipin tjetër të Milanos por pa arritur në një marrëveshje. Priten një tjetër duel mes Milanit e Interit për shërbimet e sulmuesit nga Mali i Zi.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 + 16 =