Milan rikthehet në Europa League, TAS anullon Uefa-n - Arbëria News

Milan rikthehet në Europa League, TAS anullon Uefa-n

Milan rikthehet në Europë dhe mund të marrë pjesë në Europa League të sezonit 2018-2019. TAS ka anulluar vendimin e Uefa për përjashtimin e kuqezinjve nga kupat europiane. Gjykata e Lozanës ka mirëpritur apelin e italianëve duke e rikthyer çështjen tek Uefa për një sanksion më pak të rëndë. Uefa kishte ndëshkuar Milanin me përjashtimin për një vit nga kupat europiane për mosrespektimin e parametrave të Fair Play Financiar për trevjeçarin 2014-2017. Vendimtare ka qenë ndryshimi i pronësisë së Milan, nga kinezi Yonghong Li tek fondi amerikan Elliott, çka ka ndryshuar dhe kartat në tavolinë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − four =