Mini telefonat duhet të zhduken sa më parë nga qarkullimi, ja arsyeja - Arbëria News

Mini telefonat duhet të zhduken sa më parë nga qarkullimi, ja arsyeja

Telefonat e vegjël të dizajnuar për t’u kontrabanduar në burgje duhet të dalin nga tregjet ka deklaruar në institutin qendrore të Londrës sekretari i drejtësisë.

Të dënuarit i blejnë këto pajisje dhe falë madhësisë, telefonat celularë nuk kapen nga policët pasi skenarët e sigurisë nuk arrijnë ti dallojnë e në këtë mënyrë thyhen dhe rregullat e burgjeve.

Vetëm në vitin 2016 u kapën rreth 20.000 telefona të paligjshëm nga rojet e burgjeve
David Lidington deklaroi se gjetja e këtyre telefonave është tepër e lehtë pasi ato shiten dhe në faqet e blerjeve online,dhe heqja e tyre nga tregu duhet te jetë e menjëhershme pasi nëpërmjet tyre shumë kriminelë vazhdojnë të drejtojnë perandorinë e tyre të krimit.
Lidington hedh dyshime se shume vrasje caktohen dhe nga burgjet nëpërmjet këtyre pajisjeve të vogla.

Deklaratat e sekretarit të drejtësisë e aprovoi dhe ministri i Burgjeve i cili u shpreh se sipas të dhënave rreth 6.500 kriminelë vazhdojnë të mbajnë lidhje me jashtë duke vazhduar aktivitetin e tyre kriminal. /lajmifundit.al/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − 17 =