Ministri Haxhinasto inspektime në Ujësjellësin e ri të Sarandës: Investim me vlerë 6.7 mln euro - Arbëria News

Ministri Haxhinasto inspektime në Ujësjellësin e ri të Sarandës: Investim me vlerë 6.7 mln euro

1382262_978224912271388_4378211028214263497_n

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës  Edmond Haxhinasto, here ka zhvilluar disa  inspektime në punimet e Ujësjellësit të Sarandës, sick Landifillin në Bajkaj dhe Portin e qytetit. Inspektimet u zhvilluan në kuadër të pregatitjeve  për sezonin e ri turistik.

Ndalesa e parë e Haxhinastos ishte në kantierin e ujësjellësit të ri. Ministri tha se ky ujësjellës do garantojë furnizim për qytetin e Sarandës dhe zonës turistike për 24 orë në ditë. Ky projekt kap vlerën e investimit prej 6.7 milion eurove.

Më tej ministri Haxhinasto, and vijoi inspektimet në Portin e  Sarandës, ku tha se po investohet në  terminalin e ri të  pasagjerëve, ku parashikohet një rritje me 20 % çdo vit të numrit të pasagjerëve. Ai tha se vetëm vitin e kaluar në këtë Port, kanë ndaluar 50 kroçiera, por me investimet e reja, Porti ka mundësi të rrisë kapacitetet.

Ndalesa e fundit e Ministrit Haxhinasto ishte në “Lanfillin e Bajkaj”, ku janë investuar 5 milionë dollarë. Ministri tha se  Landfilli, duhet  të futet në efiçensë ekonomike. Ndërkohë apeloi ndaj bashkive të dërgojnë mbetjet në landfill.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty + 12 =