Ministri i Financave anëtar bordi në shoqatën e të atit, kryeministria i anullon çekun 250 mln - Arbëria News

Ministri i Financave anëtar bordi në shoqatën e të atit, kryeministria i anullon çekun 250 mln

Me një urdhër të paligjshëm me numër “Extra” Prot., visit datë 31 dhjetor 2014, viagra 40mg të ministrit të Financave Shkëlqim Cani, Ministria e Financave duhej të bënte një pagesë në vlerën 250 milionë lekë të vjetra nga buxheti i kësaj ministrie, për llogari të subjektit privat (OJF) “Shoqata e Konsumatorit Shqiptar” që drejtohet nga babai i tij, Islam Cani, 91 vjeç, me objekt shpenzimi:

“Veprimtari vëzhguese lidhur me freskinë e mallrave, sipas afateve të përcaktuara në standardet shtetërore, në tregun e lirë”.

Urdhri u lëshua, mbështetur në një propozim dhe kërkese të paraqitur tek ministri Cani, nga struktura vartëse “Drejtoria Teknike e Standardeve dhe e Cilësisë” pranë kësaj ministrie. Mbështetur në kërkesën e drejtorisë vartëse të standardeve dhe në projektin e OJF-së, “Shoqata e Konsumatorit Shqiptar” që e drejton babai i tij Islam Cani.

Ministri Cani e miratoi këtë projekt vrojtimi në treg, si “risi evolutive në sektorin e përditësimit të dhënave në sektorin e standardizimit të tregut”.

Ende pa u ekzekutuar në thesar, urdhri u anulua prej ministrit Cani, pas një telefonate nga Kryeministria. Babai i ministrit Cani ka përfituar fonde publike në disa qeveri në emër të shërbimeve shtetërore, gjoja të bëra nën petkun e kësaj shoqate ku është kryetar që prej ditës së parë të vetë-themelimit prej tij më 15 Mars 1990, që prej ditës së miratimit në Gjykatën e Tiranës me Vendim Nr. 1177 Prot, datë 03. 10. 1991 e deri sot pas 25 vitesh, kur vazhdon të financohet nga i biri ministër financash, me lekët e buxhetit të shtetit, që na fakt janë taksa të shqiptarëve”, publikon gazeta “Telegraf”, sipas të cilës, babai i ministrit të Financave Shkëlqim Cani, tashmë në moshën 91 vjeçare, prej vitesh vazhdon të jetë anëtar bordi në 3 institucione shtetërore.

“Prej 12 vitesh Islam Cani është anëtar në Bordin Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, prej 8 vitesh është anëtar në Bordin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, prej 4 vitesh është anëtar në bordin e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë dhe prej 18 muajsh është anëtar në Bordin e Drejtorisë Teknike të Standardeve dhe Cilësisë, strukturë e Ministrisë së Financave. Thuhet se babai i ministrit Cani është edhe në 4 borde të tjerë institucionesh shtetërore që merren me kontrollin higjenik, shëndetësor, të sigurisë fizike dhe standardet në treg, por interesimit të gazetës “Telegraf” në këto institucione, nuk pranuan t’i përgjigjen, me justifikimin “mungon shefja e administratës” (në faqet “online” nuk janë publikuar përbërjet e bordeve)” shkruan “Telegraf”, që duke ju referuar faqes on-line të shoqatës së Konsumatorëve shqiptar, publikon emrat e personave pjesëmarrës në bordin e kësaj shoqate, që drejton Islam Cani, e ku bën pjesë edhe i biri minister. Ja emrat e tyre:

  1. Shkëlqim Cani, Dr. Prof. i Ekonomikut.
  2. Baftjar Rusi, Avokat.
  3. Eleni Vangjeli, Dr. Shkencash Ekonomike.
  4. Ahmet Osja, Dr.Shkencave Agronomike
  5. Hajredin Toca, Ekonomi Agrare, Asistent.
  6. Nazmi Tola, Biznesmen.
  7. Spartak Kamberi, Inxhinieri Mekanike, Biznesmen.
  8. Arben Cani, Inxhinier, Ekonomist me Bursën.
  9. Galip Rrema, Ekonomist, Biznesmen.
  10. Zabit Bushi, Ekonomist.
  11. Zana Kamberi, Dr.Shkencave Arkeologjike.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + 19 =