Ministrja Nikolla flet sërish - Arbëria News

Ministrja Nikolla flet sërish

Ministrja Nikolla thekson se është shumë e rëndësishme të nisë sa më shpejt dialodu me studentët.

“Ne do të ecim para me komunikim për të adresuar të gjitha shqetësimet që kanë studentët. Nuk dua të komentoj ngjyrimet politike. Në sytë e mi sot janë studentët dhe shqetësimet e tyre. Shqetësimet e studentëve janë shqetësimet e mia .  Duhet të fillojmë komunikimin e dialogun,jam e gatshme. Duhet të diskutojmë një më një të gjitha kërkesat”,u shpreh Nikollla.

 

  1. Përgjysmimi i tarifave studentore

Të ulemi për të diskutuar me rektorët e dekanët,tarifat nuk përcaktohen nga qeveria por nga institucionet e arsimit të lartë.

 

2. Nëse studentët nuk ulen për komunikim

Nuk dua të ngre hipoteza mbi një shtresë që është pasuria e kombit. Ata janë djem e vajza të rritur në demokraci që e dinë që komunikimi e konsensusi janë arma të forta.

 

3.

Nëse ulen tarifat si do bëhet kompesimi

Kjo nuk është një përgjigje që jepet me një fjali por për këtë do flsin specialistët,studentët e familjet shqiptare.

 

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − one =