Mirditë, tenton të vrasë me armë zjarri një shtetas, shpallet në kërkim 46-vjeçari

Sektori për Krimet e Rënda pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Mirditë, kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit D.A. , 46 vjeç, banues në Zajs Kurbnesh – Mirditë

Sipas policisë, ky shtetas , në vendin e quajtur në afërsi të fshatit “Zajs” në Kurbnesh – Mirditë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin V.A. 52 vjeç, banues në fshatin “Zajs” në Kurbnesh – Mirditë, pas një konflikti për motive të dobëta, midis tyre.

Materialet hetimore e procedurale do t’i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësore Lezhë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + four =