Misteri i përkthimit të Vetting-ut, Kushtetuesja riçon draftin në Venecia - Arbëria News

Misteri i përkthimit të Vetting-ut, Kushtetuesja riçon draftin në Venecia

Përkthimi i ligjit të Vetting-ut mund të kthehet nga një çështje teknike në një çështje politike, medical të cilën opozita mund ta interpretojë si cënim të kredibilitetit të opionit të Komisionit të Venecias.

Top Channel ka mësuar se Gjykata Kushtetuese i nisi pasditen e së mërkurës një përkthim të ri Venecias, this pasi kishte marrë të premten një ankesë me shkrim nga Partia Demokratike se varianti anglisht i ligjit të publikuar në faqen e Komisionit ishte i pasaktë dhe paragrafet thelbësore të tij nuk përputhen me variantin shqiptar të miratuar në Parlament.

Gjykata Kushtetuese konfirmoi se përkthimi i ri është bërë nga përkthyes të liçencuar të Ministrisë së Drejtësisë. Burime nga opozita bëjnë të ditur se versioni anglisht i çuar në Venecia është ai i misionit EURALIUS, marrë nga Gjykata Kushtetuese për të mos humbur kohë pas ankimimit nga Partia Demokratike.

Por Lulzim Basha ka deklaruar në grupin parlamentar të opozitës se ky version nuk paraqet versionin final të ligjit dhe se ka ndryshime thelbësore mes versionit të parë me përkthimin e ri. Për këtë arsye, Partia Demokratike i ka dërguar po të mërkurën një letër Komisionit të Venecias.

Top Channel mësoi se gjuha e përdorur në letrën e Oerd Bylykbashit nuk është aspak diplomatike. Opozita vë në dijeni Komisionin e Venecias për këto ndryshime mes versioneve, duke shprehur bindjen se një opinion i saj sipas versionit të pare me 17 nene të përkthyera keq do të çonte në një gjykim të gabuar.

Por ligji nuk është problemi i vetëm i Partisë Demokratike. Sipas saj, edhe Kushtetuta në anglisht, që është publikuar në faqen e Venecias, është e ndryshme nga Kushtetuta që ka miratuar me konsensus Kuvendi i Shqipërisë.

Opozita ngre shqetësimin se, në 3 nenet që lidhen me Vetting-un ka ndryshime të tilla që mund të manipulojnë dhe të ndikojnë opinionin e Venecias. Partia Demokratike thotë se ka konfrimuar zyrtarisht se versioni i Kushtetutës në anglisht nuk është çuar në Venecia as nga Kuvendi, as nga Gjykata Kushtetuese dhe as nga Minstria e Drejtësisë dhe si i tillë mbetet ende i paidentifikuar burimi prej nga e ka marrë Venecia.

Bashkë me këto dyshime, opozita i ka dërguar Komisionit një version të sajin në anglisht të Kushtetutës, duke shpresuar që ai të merret parasysh përpara vendimit final.

Ndërkohë, gjatë mesditës së të mërkurës dolën lajme të pakonfimuara se Venecia ka hartuar një draft paraprak të opinionit të saj, i cili lë në fuqi ligjin e Vetting-ut.

/ Top Channel

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − 4 =