MJEKU I MREKULLIVE NGA VURGU - Arbëria News

MJEKU I MREKULLIVE NGA VURGU

Thoma Nika

Nuk e njihni kush është ky burrë që kalëron dhe  është nisur për atje ku e patën thirrur për të hequr dhimbje e për të dhënë shëndet?Është mjeku i shumënjohur Popullor Koçi Milori. Mrekullibërësi i dekadave të shkuara për qindra njerëz të pamundur, venesi në vend i eshtrave njerëzore të dala, të krisura apo te thyera. Në të folmen popullore, thirrej Pathua (patologu) Koçi Milori, mjeku popullor i pellgut te Vurgut e pastaj me famë e mrekullira të bëra deri në Tepelenë e Kurvelesh. Sa njerëz, të të gjitha moshave, nga ato feminore deri në pleqëri të thellë, të zhytur në pashpresën e tyre e të mbeshtjellë nga meraku i familjarëve, apo të mbetur në shtrat, ka ngritur në këmbë ky Koçi Milori! Kushedi kush ka qënë ai qe i ka bërë këtë shkrepje fotografie në një nga mijëra udhetimet e tij drejt lutjes së njerëzve që kerkonin shpëtim e shërim prej tij. Shpesh në këto udhëtime doktori popullor Koçi Milori merrte me vete edhe djalin e vet, Thomain, atë që sot është një emër i perveçëm në mjeksinë ortopedike. Këto udhëtime dhe asistenca e tij e vëmendshme në seancat “operatore” të babait Pathua, në banesa apo në stane, kanë qënë universiteti i tij i parë. Asgjë më mirë se ortopedin, nuk do të mundej të bënte Thoma Milori, sot një mjek i kërkuar në disa shtete europiane për aftësitë e tij të rralla. Profesori i tij është Koçi Milori. Ai i dha Thomait atësinë, gjakun dhe profesionin ia futi në gjak. Foton me mushkë të të ndjerit e të paharruarit Koci Milori, e mora nga pllaka e varrit të tij në Vrion. Atje më treguan edhe episodin e rrallë se si pathoi i mijëra njerëzve, u bë edhe doktor i vetes. Kur ishte në moshë të vjetër, i ndodhi edhe atij që të nxjerrë çapokun. Kujt t’i kërkonte ndihmë, përveçse aftësive dhe intuites së tij profesionale?! U tha djemve të lidhin çapokun e tij me këmbën e kalit. Pastaj i drejtonte që kalin ta shponin ngadalë me hosten e ai te lëvizte aq sa e dinte Koçi. Kështu u bë dhe në pak minuta levizja e kalit në drejtimin e duhur, bëri te duhurën. “Zgjidhmëni, kaq ishte”, tha doktor Koçi. Kocka e capokut gjeti folenë e vet dhe u desh vetëm ndonjë orë kohe, që pathoi të bëhej prap po ai i pari, i gatshëm t’u pergjigjej thirrjeve të të tjerëve për dorën dhe marifetet e tij, si pathua gati i magjishëm.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 4 =