Modelet e munguara… - Arbëria News

Modelet e munguara…

Odise Kote

Ka disa kohë që errërat nacionaliste po fryjnë me rrëmbim në tokën e Ballkanit. Në vendin fqinj, Greqi madje ka dhe një parti Agim i Artë ( me doktrinë naziste),që e mbjell përditë këtë frymë. Eshtë e drejtë e çdo banori ta dojë atdheun e vet. Ky është vyrtyt, por i pamjaftueshëm, pasi dashuria pa dituri është gjithnjë e brishtë, lehtësisht e tjetërsueshme. Ekstremistët përpiqen të thërresin në ndihmë nga errësira e muzgjeve të historisë demonët e urrejtjes. Tinëzisht ca të tjerë, (për përfitime a pakujdesi të marrëzishme) hedhin farën e viktimizimit, pa e kuptuar as vetë se mbijetesa është një truk ose fjalë e zbrazët, një utopi e trishtueshme dhe gënjeshtare. Pas ngjarjeve të muajve të fundit në Bularat, Kretë, Finiq etj, po përhapet i sponsorizuar perceptimi se minoriteti është i frikësuar, të drejtat po shkelen etj,etj kinse kjo për shkak të nacionalizmit shqiptar gjithnjë në rritje. Broçkulla! Njerzit, shqiptarë, grekë, italianë, serbë,etj të çdo vendi e kanë ndërgjegjen e tyre të kthjellët. Ata janë normalë. Japin e marrin me njëri tjetrin, lidhin miqësi, bëjnë tregëti, dashurohen e ndërtojnë ura, duke ndjerë bezdisje e rraskapitje nga ky helm i rradhës të “ngatërrestarëve” të vetëmjaftueshëm për tu urryer. Njerzit kanë besuar e do besojnë në shekuj tek simbolet biblike të lirisë, paqes, harmonisë, urrave që i lidhin me njëritjetrin. Këto simbole i kapërcejnë kohërat. I gjithë kurthi qëndron tek Modelet që ju servirin për ti patur si pika reference në jetën e tyre. Kam shkruar ditën e varrimit, se : “K.Kaçifas nuk bën për mit” duke ndjerë përpjekjen dështake për ta mitizuar e bërë Hero, të ndjerin. Diku nga mediat u mësua, se një qytet në Greqi do ti vendosë një rruge emrin e tij, do ti ngrejë dhe një monument. Ndoshta një kërkesë e tillë, pak më vonë do të vijë edhe nga Bularati. Por a është K.Kaçifas një Model për tu ndjekur? Cila nënë në botë mund ti këndojë fëmijës ninullën: “u rritsh e u bëfsh si….” Ka një nxitim nga disa individë të minoritetit për të “krijuar heronj e monumente”, qofshin këta edhe të rrejshëm. Eshtë zgjedhur rruga e gabuar. Nëse në Bularat, Finiq apo kudo gjetkë do të kishim monumentet e nobelistëve O. Elitis, Kavafis etj,etj sheshet para monumenteve do të ishin çdo ditë të mbushura me lule. E njëjta gjë do duhej të ndodhte edhe po të ishte monumenti i E. Cabej, I.Kadaresë në Janinë, Konicë etj, etj. Këto janë modelet e munguara që na duhen ne njerëzve të thjeshtë … këndej dhe andej …

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − fourteen =